Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Tiranë/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 2, operacioni policor i koduar “Poker 2”. Kishin përshtatur lokalin, për organizimin e veprimtarive të paligjshme të lojërave të fatit, vihen në pranga 3 shtetas.Procedohen penalisht 7 shtetas të tjerë që u kapën duke luajtur poker, në lokal.Sekuestrohen 2 tavolina pokeri dhe çipsa, 3 njësi kompjuterike dhe shuma parash të përftituara nga kjo veprimtari e paligjshme.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative për një rast të ushtrimit të kësaj veprimtarie, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Poker 2”.Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan shtetasit: A. Ç., 32 vjeç, Xh. M., 28 vjeç, dhe E. D., 28 vjeç, administratorë të një lokali, të tre banues në Tiranë.Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit: K. N., 21 vjeç, K. K., 25 vjeç, A. O., 25 vjeç, A. K., 41 vjeç, Q. Sh., 27 vjeç, A. Ç., 27 vjeç, dhe I. D., 44 vjeç, klientë në lokal.Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin në administrim nga të arrestuarit, në Komunën e Parisit, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë duke luajtur poker me çipsa, shtetasit e lartpërmendur.Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 tavolina pokeri dhe çipsa, 50 000 lekë të rinj, 700 euro, 300 paund, 200 franga, si dhe 3 njësi kompjuterike.Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Roskovec, Fier-Finalizohet operacioni policor i koduar “Liqeni”, për goditjen e një rasti të armëmbajtjes pa leje.Mbante pa leje armë zjarri automatik, si rezultat i inteligjencës informative, arrestohet në flagrancë 20-vjeçari.Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik PMSH dhe një sasi municioni luftarak.Shërbimet e Stacionit të Policisë Roskovec, bazuar në inteligjencën informative se një 20-vjeçar mbante armë zjarri automatik pa leje dhe qarkullonte në kodrat e liqenit të fshatit Kurjan, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Liqeni”.Në kuadër të operacionit, u kap në kodrat e liqenit të Kurjanit, shtetasi E. H., 20 vjeç, banues në Roskovec, i cili sapo ka parë shërbimet e Policisë, ka tentuar të fshehë armën e zjarrit automatike PMSH, por nuk ka mundur dot pasi është kapur në flagrancë.Shërbimet e Policisë kanë ushtuar kontroll edhe në banesën e 20-vjeçarit, ku gjetën dhe sekuestruan një sasi municioni luftarak.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, për veprime të mëtejshme.
Durrës/Vijojnë kontrollet për kapjen e personave në kërkim dhe goditjen e armëmbajtjes pa leje.Në kuadër të operacionit “Sukthi’, Policia ushtroi kontroll në banesën e 32-vjeçarit të shpallur në kërkim për plagosje të rëndë me dashje dhe armëmbajtje pa leje.Gjatë kontrollit në banesën e 32-vjeçarit, Policia gjen dhe sekuestron një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.Vihet në pranga babai i 32-vjeçarit, për armëmbajtje pa leje.Vijojnë kontrollet për kapjen e 32-vjeçarit.Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në kuadër të operacionit të koduar “Sukthi”, ushtruan kontroll në banesën e 32-vjeçarit F. D., i shpallur në kërkim, me masë sigurie “Arrest në burg”, në mungesë, për plagosje të rendë me dashje dhe armëmbajtje pa leje.Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pistoletë dhe dy krehra pistolete me 18 fishekë luftarak, ndërsa 32-vjeçari nuk është gjetur në banesë.Vijojnë kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e 32-vjeçarit F. D.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Kakavijë/Goditet një tjetër rast i mosdeklarimit të të hollave në kufi.Udhëtonte në drejtim të Greqisë dhe nuk deklaroi shumën e eurove në doganë, procedohet penalisht 54-vjeçari.Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 44 750 euro që u gjetën në çantën e 54-vjeçarit.Shërbimet e Policisë Kufitare kanë intensifikuar kontrollet me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare.Si rezultat i kontrolleve të shtuara, bazuar dhe në analizën e riskut, në dalje të RSH-së, shërbimet e Policisë Kufitare, gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë, në çantën e shtetasit Dh. P., gjetën 44 750 euro, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Ky shtetas nuk e kishte deklaruar këtë shumë parash, sipas përcaktimeve ligjore në fuqi.Në përfundim të veprimeve, strukturat hetimore të DVP Gjirokastër referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Dh. P., 54 vjeç, banues në fshatin Dhuvjan, Gjirokastër, për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Lushnjë/Vijon operacioni policor i koduar “Parandalimi”.Gjatë kontrollit të zonës dhe ndjekjes së autorëve, lokalizohet dhe kapet në Elbasan, njëri nga autorët e shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Parandalimi”, i zhvilluar ditën e djeshme, për parandalimin e një vjedhjeje me armë zjarri.Vihet në pranga 66-vjeçari (drejtuesi i automjetit), i cili u largua bashkë me 2 autorët e tjerë.Në vijim të operacionit policor të koduar “Parandalimi”, shërbimet e Policisë kanë vijuar ndjekjen e autorëve dhe krehjen e zonës, me qëllim kapjen e tyre. Si rezultat i koordinimit mes Policisë së Lushnjës dhe asaj të Elbasanit, u bë i mundur lokalizimi i njërit prej autorëve të shpallur në kërkim në kuadër të operacionit.Shërbimet e Policisë së Elbasanit, në bashkëpunim me ato të Lushnjës, kapën në lagjen “Kala” të qytetit Elbasan, njërin prej autorëve, konkretisht shtetasin B. M., 66 vjeç, banues në Elbasan, i cili ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Parandalimi”, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”.Shtetasi B. M. dhe 2 shtetasit e tjerë të shpallur në kërkim, R. Ç dhe F. T., kishin planifikuar vjedhje me armë në Lushnjë, por falë inteligjencës informative, Policia e Lushnjës ka mundur të parandalojë vjedhjen me armë.Të tre këta shtetas, kur janë lokalizuar nga punonjësit e Policisë, nuk i janë bindur urdhrit të tyre për të ndaluar, por janë larguar me shpejtësi me një automjet tip “Benz” me targa të falsifikuara, duke rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë që ishin në operacion.Vijon puna intensive për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të 2 autorëve të tjerë të shpallur në kërkim.
Policia Kufitare Sarandë-Punë e pandërprerë policore, me qëllim parandalimin dhe goditjen e dhënies ndihmë kundrejt fitimit, shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit.Kapet në flagrancë, duke transportuar kundrejt pagesës, me automjet, 4 emigrantë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, vihet në pranga 19-vjeçari.Shërbimet e Policisë Kufitare në Sarandë, në bashkëpunim me shërbimet e FRONTEX-it dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt fitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit, kanë konstatuar një rast tjetër të kësaj veprimtarie.Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi K. B., 19 vjeç, banues në Sarandë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.Ky shtetas u kap në flagrancë, në aksin rrugor “Çukë-Dritas”, duke transportuar me automjet, kundrejt përfitimit, 4 emigrantë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme.
Shkodër-Tentoi të korruptonte punonjësit e Policisë Rrugore, që të mos kryente testin e alkoolit, arrestohet në flagrancë 49-vjeçari që drejtonte automjetin, në gjendje të dehur.Shërbimet e Policisë Rrugore, gjatë monitorimit të akseve rrugore, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore dhe parandalimin e aksidenteve me pasoja për jetën dhe shëndetin e qytetarëve, në aksin rrugor Shkodër-Vau i Dejës, kanë konstatuar një shtetas që drejtonte automjetin në mënyrë të parregullt.Shërbimet e Policisë i kanë bërë shenjë ndalimi drejtuesit të automjetit tip “Benz”, shtetasit Gj. B., dhe i kanë komunikuar se do të kryente testin e alkoolit. Për të shmangur testin e alkoolit, ky shtetas iu ka ofruar punonjësve të Policisë, një kartëmonedhë të prerjes 2000 lekë.Pas kryerjes së testit të alkoolit, ka rezultuar se drejtuesi i automjetit ishte në gjendje të dehur.Në përfundim të veprimeve është arrestuar në flagrancë shtetasi Gj. B., 49 vjeç, banues në Vaun e Dejës, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Tiranë/Informacion paraprak-Më datë 26.03.2023, rreth orës 15:45, në Rrugën e Elbasanit, shtetasi G. Q., 42 vjeç, duke drejtuar autobusin e linjës së Krrabës, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e autobusit dhe si pasojë autobusi ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.Si pasojë janë dëmtuar 3 shtetas të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.Pas testit të alkoolit, drejtuesi i autobusit nuk ka rezultuar nën efektin e pijeve alkoolike.Në vendngjarje ndodhen shërbimet e ambulancës dhe shërbimet e Policisë.
Fushë Arrëz, Pukë/Informacion paraprak-Më datë 26.03.2023, rreth orës 18:20, në fshatin Apripe Guri, Fushë Arrëz, shtetasi P. J., 50 vjeç, banues në fshatin Apripe Guri, Fushë Arrëz, dyshohet se ka humbur jetën nga shpërthimi i lëndës plasëse me të cilën ai po peshkonte në liqenin e Fierzës.Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Tiranë/Informacion paraprak-Më datë 27.03.2023, rreth orës 01:00, në Mëzes, në rrethana ende të paqarta, nga persona ende të paidentifikuar, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të ambienteve të Top Channel.Si pasojë e të shtënave ka humbur jetën roja i sigurisë shtetasi P. K., 60 vjeç (punonjës i një shoqërie për ruajtjen fizike të objekteve).Është ngritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e provave që do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.Shërbimet e Policisë kanë ngritur pikat e kontrolleve dhe vijon puna për identifikimin e kapjen e autorëve.
Shkodër/Vijojnë operacionet për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.Finalizohet operacioni policor i koduar “Dërgesa”.Vihen në pranga 2 shtetas që shpërndanin lëndë narkotike në doza, në qytetin e Shkodrës.Sekuestrohet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të kontrolleve për kapjen e personave që ushtrojnë veprimtarinë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar dhe në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, për një rast të kësaj veprimtarie kriminale, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Dërgesa”.Në kuadër të këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë shtetasit:B. V., 22 vjeç dhe B. D., 20 vjeç, të dy banues në Shkodër.Gjatë operacionit, shërbimet e Patrullës së Përgjithshme kanë ndaluar për kontroll, në lagjen “Qemal Stafa”, këta 2 shtetas, të cilëve iu kanë gjetur sasi lënde të dyshuara narkotike cannabis sativa.Në vijim të operacionit, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit B. V., shërbimet e Policisë gjetën një tjetër sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shpërndanin doza të lëndës narkotike kanabis, në qytetin e Shkodrës.Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të veprimtarive kriminale të këtyre shtetasve, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë.Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të metejshme.
Lezhë-Hetimet e thelluara të kryera nga strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Lezhës, zbardhin ngjarjen e ndodhur pasditen e datës 24 mars 2023, ngjarje e kallëzuar fillimisht nga shtetasit e përfshirë në të, si aksident rrugor.Kanosi me armë zjarri, në bashkëpunim me 2 shokë të tij, një 23-vjeçar, dhe gjatë largimit me shpejtësi, u përplas me një automjet tjetër, arrestohet 20-vjeçari. Shpallen në kërkim 2 bashkëpunëtorët e tij.Shpallet në kërkim edhe 23-vjeçari që u kanos nga këta shtetas, për moskallëzim krimi.Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me ato të Komisariatit të Policisë Lezhë, bazuar në dyshimet e krijuara mbi një rast të ndodhur më datë 24.03.2023, në aksin rrugor “Tiranë-Lezhë”, në Ishull Lezhë, të raportuar fillimisht si aksident rrugor, kanë kryer hetime të thelluara, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti, si dhe për identifikimin e shtetasve të përfshirë në të.Nga hetimet e thelluara ka rezultuar se shtetasi A. F., në bashkëpunim me 2 shokë të tij, shtetasit K. Gj. dhe D. D. (të dy të shpallur në kërkim), kanë kanosur me armë zjarri, poshtë mbikalimit të Ishull Lezhës, shtetasin E. L. Gjatë largimit me shpejtësi, automjeti me të cilin udhëtonin shtetasit A. F., K. Gj. dhe D. D., është përplasur në mbikalimin e Ishull Lezhës, me automjetin me drejtues shtetasin M. K.Nga veprimet e para, ky rast është trajtuar fillimisht si aksident rrugor, por si rezultat i informacioneve të grumbulluara në vendngjarje, janë thelluar hetimet dhe si rezultat i tyre, është zbardhur dinamika e këtij rasti.Në vijim të veprimeve procedurale, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasin A. F., 20 vjeç, banues në Lezhë, si dhe shpallën në kërkim shtetasit K. Gj., 24 vjeç, banues në Rrilë dhe D. D., 23 vjeç, banues në Barbullojë.Gjithashtu, për këtë rast, u shpall në kërkim shtetasi E. L., 23 vjeç, banues në Tale, i cili nuk ka kallëzuar se është kanosur me armë zjarri, nga 3 shtetasit e lartpërmendur.Vijon puna për kapjen e 3 shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë ligjor të përgjegjësisë penale të secilit prej shtetasve të përfshirë në këtë rast.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Gjatë 72 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 226 shtetas, konkretisht: 64 shtetas janë vënë në pranga, 146 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 16 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve të shpallur në kërkim, vijon intensivisht puna nga ana e strukturave të Policisë.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 25 raste – 9 shtetas janë vënë në pranga dhe 19 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 28 raste, 2 prej të cilave kanë mbetur në tentativë, me 2 shtetas të vënë në pranga dhe 5 të tjerë të shpallur në kërkim. 1 rast tjetër është me autorë ende të paidentifikuar, ndërsa rastet e tjera rezultojnë 2 shtetas të vënë në pranga, 4 shtetas të shpallur në kërkim dhe 24 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e armëmbajtjes pa leje janë evidentuar 11 raste, 2 prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, ndërsa për rastet e tjera- 8 shtetas janë vënë në pranga, 5 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 2 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar 8 raste- 5 shtetas janë vënë në pranga, 3 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 8 janë proceduar në gjendje të lirë. Është evidentuar 1 rast i falsifikimit të dokumenteve, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, me 3 shtetas të vënë në pranga dhe 7 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e veprave penale me objekt vjedhjen e pasurisë janë evidentuar 16 raste, 7 prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, ndërsa për rastet e tjera- 3 shtetas janë vënë në pranga, 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 5 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë. Është evidentuar 1 rast i vjedhjes së energjisë elektrike, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e veprave penale me objekt kalimin e paligjshëm të kufirit, janë evidentuar 4 raste, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimit mjedisor dhe veprave penale me objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 28 raste, njëri prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, ndërsa për rastet e tjera- 1 shtetas është vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 27 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Për veprën penale “Dhuna në familje” janë evidentuar 13 raste, me 7 shtetas të vënë në pranga, 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 8 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 21 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Është evidentuar nga 1 rast i veprave penale penale: “Vetëgjyqësia”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, “Trafikimi i veprave të artit dhe kulturës”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”, “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Braktisja e fëmijëve të mitur”, me 23 shtetas në total, të proceduar në gjendje të lirë.
Gjithashtu, janë evidentuar:
-6 raste të veprave penale në fushën e mosbindjes/kundërshtimit të punonjësve të Policisë, me 3 shtetas të vënë në pranga dhe 10 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë;
-3 raste të veprës penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit”, me 4 shtetas të vënë në pranga;
-2 raste të veprës penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-2 raste të veprës penale, “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”, njëri prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, ndërsa rasti tjetër me 1 shtetas të shpallur në kërkim;
-1 rast i veprave penale “Përndjekja”, “Dhunimi i banesës” dhe “Vepra të turpshme”, me 1 shtetas të vënë në pranga;
-1 rast i veprës penale “Ngacmimi seksual”, me 1 shtetas të vënë në pranga;
-1 rast i veprës penale “Kanosja për shkak të detyrës”, me 1 shtetas të vënë në pranga.
Për raste të veprave penale “Ngacmimi seksual” dhe “Goditje për shkak të detyrës”, të dyshuara kryera më parë, janë ndaluar 2 shtetas.
Në të gjithë vendin kanë ndodhur 9 aksidente, si pasojë e të cilave 2 shtetas kanë humbur jetën dhe 15 shtetas janë dëmtuar. Janë evidentuar në total 34 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor, njëri prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, ndërsa rastet e tjera rezultojnë me- 20 shtetas janë vënë në pranga, si dhe me 13 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e mjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.