Policia e Shtetit, gjatë 24 orëve të fundit

Policia e Shtetit, rezultate në luftën kundër krimit, gjatë 24 orëve të fundit.

✅Operacioni policor i koduar “Zastava” u finalizua me arrestimin në flagrancë të një 23-vjeçari që qarkullonte me armë zjarri në automjet, ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”.

✅Në vijim të operacionit policor të koduar “Parandalimi”, të zhvilluar ditën e djeshme nga Policia e Lushnjës, për parandalimin e një vjedhjeje me armë zjarri, gjatë ndjekjes, u kap njëri nga shtetasit e shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni.

✅Policia e Tiranës vuri në pranga një 26-vjeçar që mbante maskë dhe shkop metalik si të Policisë, në automjetin që e drejtonte pa leje drejtimi.

✅Një 19-vjeçar që u kap në flagrancë, duke transportuar, kundrejt pagesës, me automjet, 4 emigrantë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, u vu në pranga nga shërbimet e Policisë, në Sarandë.

✅Në Shkodër u vu në pranga një drejtues automjeti që tentoi të korruptonte punonjësit e Policisë Rrugore, që të mos kryente testin e alkoolit, pasi e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur.

✅Policia Kufitare e Kakavijës sekuestroi 808 kartëmonedha dhe monedha koleksioni. 57-vjeçari që tentoi t’i trafikonte në Greqi, u vu në hetim.

✅Shërbimet e DVP Elbasan vunë në pranga një shtetas që iu gjetën doza kanabisi dhe 2 të tjerë që drejtonin automjetin, në mënyrë të parregullt.

✅Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër arrestuan një 53-vjeçar që dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur.

✅Policia e Shtetit, në bashkëpunim me Shtabin e Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes dhe ekipin mjekësor të Ministrisë së Shëndetësisë, i erdhën në ndihmë një turisti serb që ishte rrëzuar në malin e Jezercës dhe e kishte të pamundur lëvizjen, për shkak se kishte dëmtuar gjymtyrët.