Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Vlorë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Aleksandria”.Parandalohet një ngjarje e rëndë kriminale.Sekuestrohet një armë zjarri kallashnikov.Arrestohet në flagrancë 28-vjeçari që e mbante armën në automjet ndërkohë që qarkullonte në qytetin e Vlorës.Procedohen penalisht 2 shtetas (pasagjerë në automjet), për moskallëzim krimi.Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore se një 28-vjeçar po qarkullonte në qytetin e Vlorës, me një automjet në të cilin mbante armë zjarri dhe se do kryente një krim të rëndë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Aleksandria”.Në kuadër të këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:- D. P.(A.), 28 vjeç, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri kallashnikov.Për shkak të sekretit hetimor, duke qenë se ngjarja është në hetim, nuk jepen detaje të tjera në lidhje me motivet dhe objektivin e synuar nga i arrestuari.Gjithashtu, në vijim të veprimeve, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit F. F., 17 vjeç dhe A. H., 17 vjeç, të dy banues në Vlorë, pasagjerët që udhëtonin së bashku me 28-vjeçarin, në automjetin e tij, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Gjirokastër-Finalizohet operacioni policor i koduar “Katrori”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.Vihet në pranga një 37-vjeçar që shpërndante lëndë narkotike heroinë dhe kanabis, në doza.Sekuestrohen 73 doza heroine, doza kanabisi dhe një shumë parash e përfituar nga kjo veprimtari kriminale.Në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Seksionin Operacional dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja”, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, për një rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Katrori”.Si rezultat u arrestua në flagrancë shtetasi A. M., 37 vjeç, banues në Gjirokastër, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur 73 doza me lëndë të dyshuar narkotike heroinë dhe disa doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, gati për shitje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me një shumë parash të përfituar nga kjo veprimtari kriminale dhe një aparat celular.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 91 shtetas, konkretisht: 41 shtetas janë vënë në pranga, 38 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 12 shtetas, për vepra të ndryshdhe penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve janë shpallur në kërkim, vijojnë punën intensivisht, strukturat e Policisë.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 9 raste-24 shtetas janë vënë në pranga, 4 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 6 shtetas të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e armëmbajtjes pa leje, janë evidentuar 4 raste -2 shtetas janë vënë në pranga dhe 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 7 raste, njëri prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, për rastet e tjera-2 shtetas janë vënë në pranga, 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 4 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve ekonomike janë evidentuar 3 raste- 1 shtetas është vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 1 shtetas tjetër është proceduar në gjendje të lirë.
Për një rast të ndodhur më parë të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, 2 shtetas janë shpallur në kërkim.
Për veprat penale në fushën e vjedhjen së pronës dhe pasurisë janë evidentuar 7 raste. Për zbardhjen e tyre dhe për nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorëve, Policia vijon punën.
Në fushën e krimit mjedisor dhe veprave penale dhe objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 11 raste- 1 shtetas është vënë në pranga dhe 10 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 4 raste të veprës penale “Dhuna në familje”- 1 shtetas është vënë në pranga dhe 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 4 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.
Është evidentuar nga 1 rast i veprave penale: “Trafikimi i mjeteve motorike”, “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”, “Kanosja për shkak të detyrës”, “Fyerja”, “Moskallëzimi i krimit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”, me 7 shtetas në total, të proceduar në gjendje të lirë.
Gjithashtu, janë evidentuar:
-3 raste të veprave penale në fushën e mosbindjes/kundërshtimit të punonjësve të Policisë, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 2 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë;
-1 rast i veprës penale “Goditjet për shkak të detyrës”, me 1 shtetas të vënë në pranga;
-2 raste të veprës penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit”, me 2 shtetas të vënë në pranga.
Në të gjithë vendin ka ndodhur 1 aksident, si pasojë e të cilit 1 shtetas ka humbur jetën. Janë evidentuar në total 8 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor- 5 shtetas janë vënë në pranga dhe 3 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e mjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.