Raporti 48-orësh i ngjarjeve, 22, 23 mars 2023

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Librazhd, Elbasan/Finalizohet operacioni policor i koduar “Game over”.Bllokohet një ambient (lokal) i vënë në dispozicion të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, me kompjutera.Arrestohet në flagrancë njëri nga administratorët e këtij ambienti dhe shpallet në kërkim administratori tjetër.Procedohen penalisht 5 shtetas, pasi u kapën duke luajtur lojëra fati, me kompjutera.Sekuestrohen 5 kompjutera, si dhe rreth 200 000 lekë të përfituara nga kjo veprimtari.Si rezultat i kontrolleve të pandërprera në lokale dhe në ambiente të tjera ku dyshohet se mund të organizohen lojëra fati, në kundërshtim me ligjin, me mbështetjen e inteligjencës informative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Game over”.Në kuadër të këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi A. K., 23 vjeç, banues në Librazhd, si dhe u shpall në kërkim shtetasi M. P., 31 vjeç, banues në Librazhd, pasi dyshohet se kishin vënë në dispozicion të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, me kompjutera, një lokal në rrugën “Xhelo Leka”, të cilin e bashkadministronin. Vijon intensivisht puna për kapjen e shtetasit M. P.Gjithashtu, po në kuadër të këtij operacioni, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. K., A. Rr., Xh. A., D. I., dhe F. R. pasi u kapën në këtë ambient, duke luajtur lojëra fati.Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 5 kompjutera, si dhe rreth 200 000 lekë të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e kundërligjshme.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Korçë/Vijon operacioni policor antidrogë i koduar “Restart 14”, i zhvilluar 4 ditë më parë.Vihet në pranga 24-vjeçari i shpallur në kërkim, i cili në bashkëpunim me 4 shtetas të tjerë (3 prej tyre të arrestuar), do të transportonin 8.2 kg lëndë narkotike kanabis.Në vijim të punës për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të implikuar në veprimtarinë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, të goditur në kuadër të operacionit policor të koduar “Restart 14”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Korçë, kapën dhe ndaluan njërin nga dy shtetasit e shpallur në kërkim gjatë operacionit, konkretisht:-K. P., 24 vjeç, banues në Ersekë.Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë ka urdhëruar ndalimin e këtij shtetasi, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.Në kuadër të këtij operacioni, në qytetin e Ersekës, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 8.2 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis dhe u arrestuan në flagrancë 3 shtetas, të cilët në bashkëpunim me shtetasit K. P. dhe G. D. (në kërkim), ushtronin aktivitetin kriminal të shpërndarjes së lëndëve narkotike.Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe për kapjen e 35-vjeçarit G. D.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.

Durrës/Informacion paraprak-Më datë 22.03.2023, rreth orës 18:00, në lagjen nr. 18, Durrës, është gjetur, në banesë, pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi italian E. B., 65 vjeç. Paraprakisht dyshohet se 65-vjeçari e ka humbur jetën, për shkaqe natyrale.Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Himarë/Goditet 1 rast tjetër i veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt fitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit.Transportonte kundrejt fitimit, 4 emigrantë, për të kaluar kufirin, në kundërshtim me ligjin, vihet në pranga 38-vjeçari.Sekuestrohen një shumë parash (lekë dhe euro) dhe një aparat celular.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë, kundrejt fitimit, emigrantëve nga vendet e treta, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, kanë konstatuar një rast tjetër të kësaj veprimtarie.Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi A. H., 38 vjeç, banues në Lushnjë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.Shtetasi A. H. është konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke transportuar me automjetin e tij, 4 emigrantë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit. Në tentativë për t’u larguar me qëllim shmangien e kontrollit nga shërbimet e Policisë, është përplasur me një automjet tjetër, duke shkaktuar dëme materiale.Gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit A. H. dhe kontrollit në automjetin e tij, u gjetën dhe u sekuestruan një shumë parash (lekë dhe euro) të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e jashtëligjshme dhe një aparat celular.Në vijim të veprimeve u shpall në kërkim dhe një shtetas, i dyshuar si bashkëpuntor për këtë veprimtari kriminale, të dhënat e të cilit, për arsye hetimi nuk bëhen publike.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

DVP Fier- Vihen në pranga 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

-Drejtonte automjetin në gjendje të dehur dhe nuk iu bind urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar, por shtoi shpejtësinë, duke u rrezikuar atyre jetën, kapet dhe vihet në pranga 42-vjeçari.Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin V. K., 42 vjeç, banues në Peqin, pasi gjatë natës, në vendin e quajtur “Rotondo e Çermës”, duke drejtuar automjetin, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar, por është larguar me shpejtësi, duke u rrezikuar atyre jetën.Si rezultat i koordinimit të veprimeve operacionale dhe ndjekjes nga shërbimet e Policisë, 42-vjeçari është kapur në fshatin Thanasaj, Lushnjë. Pas testimit me aparatin alkool-testues, rezultoi se shtetasi V. K. e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur.

-Po nga këta specialistë u arrestua shtetasi G. M., 33 vjeç, banues në Lushnjë, pasi ka kanosur me mjet prerës, nënën e tij.

-Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin R. Ç., 29 vjeç, banues në Fier, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan doza të dyshuara lënde narkotike kanabis.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin B. S., 36 vjeç, banues në Pogradec, pasi në muajin gusht 2022, dyshohet se ka kryer veprime të turpshme me një të mitur. Nga ana e Policisë po punohet për kapjen e tij.

Gjatë 48 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 115 shtetas, konkretisht: 25 shtetas janë vënë në pranga, 80 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 10 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve të shpallur në kërkim, vijon intensivisht puna nga ana e strukturave të Policisë.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 7 raste – 5 shtetas janë vënë në pranga dhe 4 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 13 raste- 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 12 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e armëmbajtjes pa leje janë evidentuar 3 raste- 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar 7 raste- 2 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 5 janë proceduar në gjendje të lirë. Është evidentuar 1 rast  i falsifikimit të dokumenteve, me 1 shtetas të vënë në pranga.

Është evidentuar 1 rast i organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, me 1 shtetas të vënë në pranga, 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe 5 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e veprave penale me objekt vjedhjen e pasurisë janë evidentuar 11 raste, 5 prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, ndërsa për rastet e tjera- 1 shtetas është vënë në pranga, 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 6 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e veprave penale me objekt kalimin e paligjshëm të kufirit, janë evidentuar 7 raste- 1 shtetas është vënë në pranga dhe 6 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimit mjedisor dhe veprave penale me objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 20 raste, njëri prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, ndërsa për rastet e tjera, 19 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Për veprën penale “Dhuna në familje” janë evidentuar 12 raste, me 5 shtetas të vënë në pranga, 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 8 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 11 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Është evidentuar nga 1 rast i veprave penale penale: “Vetëgjyqësia” dhe “Fyerja”, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Gjithashtu, janë evidentuar:

-4 raste të veprave penale në fushën e mosbindjes/kundërshtimit ndaj punonjësit të Policisë, me 4 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-5 raste të veprës penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit”, me 2 shtetas të vënë në pranga, 2 shtetas të shpallur në kërkim dhe 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të veprës penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-1 rast i veprës penale “Goditje për shkak të detyrës”, me 1 shtetas të vënë në pranga;

-1 rast i veprës penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, me 1 shtetas të vënë në pranga;

-1 rast i veprës penale “Vepra të turpshme”, me 1 shtetas të shpallur në kërkim

Në të gjithë vendin kanë ndodhur 4 aksidente, si pasojë e të cilave, 4 shtetas janë dëmtuar. Janë evidentuar në total 10 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor- 5 shtetas janë vënë në pranga, si dhe me 5 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e mjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.