Dibër/Shkaktuan dy aksidente rrugore arrestohen në flagrancë dy drejtues mjetesh.
Njëri nga drejtuesit aksidentoi një këmbësor, ndërsa drejtuesi i mjetit tjetër ishte në gjendje të dehur dhe i pa pajisur me leje drejtimi.
Nga shërbimet e Policisë Rrugore të DVP Dibër u arrestua në flagrancë shtetasi L.C., 25 vjeç, banues në Gjoricë, pasi duke drejtuar mjetin e tij, ka aksidentuar një 72-vjeçar( këmbësor), i cili ndodhet në spital.
E.K., 25 vjeç, banues në Burrel, pasi duke drejtuar automjetin e tij, është përplasur me një motomjet duke shkaktuar dëme materiale. Nga verifikimet ka rezultuar se 25-vjeçari drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe pa u pajisur me leje drejtimi.
Policia Rrugore e Dibrës apelon për drejtuesit e mjeteve dhe për përdoruesit e tjerë të rrugës, për zbatimin me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor, me qëllimin e vetëm, parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë.