-Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin E. H., 43 vjeç, banues në fshatin Zëmblak, Maliq, pasi në afërsi të kryqëzimit të fshatit Miras, Devoll, u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
-Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit M. C., 29 vjeç, banues në fshatin Porodinë, Korçë dhe A. B., 27 vjeç, banues në fshatin Dishnicë, Korçë, pasi gjatë kontrolleve të ushtuara nga shërbimet e Policisë Kufitare të Kapshticës, në automjetin përkatës që drejtonte secili nga këta shtetas, u gjetën të fshehur gjithsej 4 emigrantë, të cilët dyshohet se ishin ndihmuar nga shtetasit e proceduar, me qëllim kalimin e kufirit, ilegalisht.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. T., 21 vjeç, banues në Pogradec, pasi në lagjen nr. 1, Pogradec, ky shtetas duke drejtuar automjetin, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë, për të ndaluar.
-Në lidhje me një video të publikuar në rrjete sociale, në të cilën pretendohet se një shtetas i moshuar kishte dhunuar një shtetase gjithashtu të moshuar, dhe të verbër, ju informojmë se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec, menjëherë pas publikimit të pamjeve, kanë kryer veprimet procedurale për këtë rast dhe kanë referuar materialet në Prokurori e cila urdhëroi procedimin në gjendje të lirë për shtetasin P. L., 62 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale “Kanosja”.
Materialet procedurale i kaluan prokurorive të rretheve gjyqësore Korçë e Pogradec, për veprime të mëtejshme.