Policia e Shtetit, gjatë 24 orëve të fundit

Policia e Shtetit/FUNDJAVË NË TERREN

Aksione policore kundër narkotikëve, armëmbajtjes pa leje, lojërave të fatit, si dhe për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.

Monitorim i akseve nga Policia Rrugore, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore dhe parandalimin e rasteve me pasoja për jetën dhe shëndetin e qytetarëve.

✅Operacioni “Bridge” në Tiranë, prangosi 4 shtetas, pasi qarkullonin me 2 pistoleta në automjet. Gjatë këtij operacioni, u sekuestruan edhe municion, një shpatë, 3605 euro, automjeti me të cilin qarkullonin dhe 6 celularë.

✅Faza 14 e operacionit “Restart” në Korçë, rezultoi me sekuestrimin e 8.2 kg kanabis. 3 shtetas u arrestuan dhe 2 të tjerë u shpallën në kërkim, për prodhimin dhe shitjen e lëndës narkotike.

✅2 shtetas të kërkuar për vepra të ndryshme penale, brenda dhe jashtë vendin, u ndaluan në Shkodër dhe në Devoll.

✅3 raste të vënies së kundërligjshme të basteve sportive, me celularë, u goditën në Korçë dhe në Berat. Për këto raste, 1 shtetas u vu në pranga, 2 të tjerë në hetim.

✅18 shtetas u arrestuan nga Policia e kryeqytetit, për vepra të ndryshme penale.

Kontrollet me fokus parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive, vijojnë.