Tiranë – Vihen në pranga 10 shtetas, për vepra të ndryshme penale

Tiranë/Vihen në pranga 10 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin A. G., 23 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një dorezë metalike (përforcues grushti), e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasit:

D. M., 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka kundërshtuar 3 punonjës policie, të cilët kishin shkuar në dyqanin e shtetasit K. B., në rrugën “Gjergj Legisi”, pas njoftimit se shtetasi D. M. po dëmtonte kompjuterat në këtë dyqan;I. D., 60 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Jordan Misja”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur shtetasin A. J., 54 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Gjithashtu, nga këto struktura u ndalua shtetasi L. H., 26 vjeç, banues në Kosovë, pasi ka vjedhur në një argjendari në rrugën “Sami Frashëri”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin V. P., 30 vjeç, banues në Kamzë, pasi në Kamzë, ka dëmtuar xhamat e banesës së xhaxhit të tij, si dhe ka kanosur atë dhe familjarët e tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan shtetasin G. P., 28 vjeç, banues në Durrës, pasi në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur dhe kanosur ish-bashkëjetuesen e tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan një të mitur 17 vjeç, pasi u kap duke drejtuar një automjet, pa leje drejtimi.

Gjithashtu, specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:

  • E. P., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasin O. H., 80 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve;
  • Sh. H., 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi;

– B. K. (S)., 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Në Komisariatin e Policisë Nr. 3 është paraqitur shtetasi Sh. K., 45 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka kallëzuar se është larguar nga banesa, bashkëshortja e tij. Punohet për gjetjen e saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.