Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Vorë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Ndërhyrja”, për parandalimin e një ngjarjeje të rëndë kriminale.Tentoi të vriste me armë gjahu një shtetas, në ambientet e një lokali, falë ndërhyrjes në kohë nga shërbimet e Policisë, kapet dhe vihet në pranga 48-vjeçari.Sekuestrohen arma e gjahut (çifte) me fishekë në fole dhe municion luftarak.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë, ditën e djeshme, pas marrjes së njoftimit për një shtetas që po tentonte të vriste një shtetas tjetër, në një fshat të Vorës, menjëherë kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Ndërhyrja”, për parandalimin e ngjarjes kriminale.Falë ndërhyrjes në kohë nga shërbimet e Policisë, u kap dhe u ndalua shtetasi E. P., 48 vjeç, i cili kishte hyrë me forcë në ambientet e lokalit ku po qëndronte shtetasi E. P., 39 vjeç, dhe kishte qëlluar me armë gjahu në drejtim të tij, për motive të dobëta.Arma e gjahut, të cilën 48-vjeçari e mbante me leje, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me një sasi municioni luftarak.Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. P., 48 vjeç, banues në Vorë, për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prishja e qetësisë publike”.Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Fier-Shantazhoi një 46-vjeçare, për t’i dhënë para, që të mos i publikonte foto dhe video me përmbajtje personale, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar.Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda dhe ato të Sektorit Operacional, të DVP Fier, si rezultat i reagimit të menjëhershëm, pas kallëzimit të marrë nga një shtetase 46 vjeçe, se një shtetas e shantazonte për t’i dhënë para, që të mos i publikonte foto dhe video me përmbajtje personale, kanë organizuar punën me qëllim verifikimin e plotë të këtij kallëzimit, si dhe vënien në pranga të autorit.Në përfundim të veprimeve procedurale të kryera për këtë rast, u kap dhe u vu në pranga shtetasi B. K., 36 vjeç, banues në Librazhd, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Fier/Në datën 15.03.2023, në Komisariatin e Policisë Fier, ka bërë kallëzim shtetasi B. K., 46 vjeç, banues në Fier, se vajza e tij 13 vjeçe, është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më. Punohet për gjetjen e 13-vjeçares.
Shkodër/Informacion paraprak-Rreth orës 10:05, shtetasi Sh. D., 54 vjeç, banues në lagjen “Qemal Stafa”, punonjës i Sektorit të Ndriçimit në Bashkinë Shkodër, gjatë kohës që ka qenë duke punuar për riparimin e ndriçuesve të rrugës, në lagjen “10 Korriku”, Shkodër, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën.Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të këtij rasti.
Sarandë/Informacion paraprak-Rreth orës 13:40, dyshohet se është mbytur aksidentalisht, në liqenin e Mursisë, Konispol, një shtetas i mitur 4 vjeç, banues në fshatin Shëndelli, i cili ka qenë duke qëndruar me familjarët e tij, në afërsi të liqenit.Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Krujë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Rakordimi”, për lokalizimin dhe kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim.Qëlloi me armë zjarri, në drejtim të një banese në Shkodër, në janar të vitit 2022, për shkak të një konflikti për motive pronësie, lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga 49-vjeçari.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, me mbështetjen e inteligjencës informative dhe si rezultat i shkëmbimit të informacionit me Policinë e Shkodrës, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Rakordimi”.Në kuadër të këtij operacioni, u kap dhe u vu në pranga shtetasi i kërkuar D. A., 49 vjeç, banues në fshatin Dukagjinin e Ri, Krujë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”.Shtetasi D. A., më datë 26.01.2022, në fshatin Kasnec, Shkodër, për shkak të një konflikti për motive pronësie, ka qëlluar me armë zjarri, në drejtim të banesës së shtetasit N. U.49-vjeçari iu dorëzua Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Elbasan/Finalizohet operacioni policor i koduar “Vetëgjyqësia”, për zbardhjen e djegies së qëllimshme të një automjeti.I vunë zjarrin një automjeti, arrestohen në flagrancë 2 shtetas.Vihet në pranga edhe pronari i automjetit, si dhe shpallen në kërkim 2 shtetas të tjerë, pasi morën me forcë në automjet dhe goditën me sende të forta, njërin nga shtetasit që dyshohet se ka djegur automjetin.Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, në bashhkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve ndaj Personit, në DVP Elbasan, pas njoftimit për djegien e një automjeti, në lagjen “Visarjon Xhuvani”, Elbasan, kanë organizuar punën për zbardhjen e shkakut të djegies së automjetit.Bazuar në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, se djegia e automjetit ishte e qëllimshme, shërbimet e Policisë kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Vetëgjyqësia”, si rezultat i të cilit u arrestuan shtetasit:N. L., 37 vjeç dhe A. S., 28 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, kryer në bashkëpunim;J. Zh., 23 vjeç, banues në Elbasan, si dhe u shpallën në kërkim shtetasit U. G. dhe A. Zh., për veprat penale “Vetëgjyqësia” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë”, kryer në bashkëpunim.Nga veprimet hetimore të kryera gjatë operacionit dyshohet se shtetasit N. L. dhe A. S., në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë vënë zjarrin automjetin tip “Volksëagen”, në pronësi të shtetasit J. Zh.Pas djegies së automjetit, shtetasi J. Zh., me vetëgjyqësi, në bashkëpunim me shtetasit U. G. dhe A. Zh., kanë marrë me forcë në automjet dhe kanë goditur me sende të forta, shtetasin N. L., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një automjeti tip “Audi”, në përdorim nga shtetasi N. L., si dhe disa aparate celulare.Vijon puna për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësise ligjore të 2 shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 73 shtetas, konkretisht: 23 shtetas janë vënë në pranga, 42 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 8 shtetas, për vepra të ndryshdhe penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve janë shpallur në kërkim, vijojnë punën intensivisht, strukturat e Policisë.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 8 raste-3 shtetas janë vënë në pranga dhe 6 shtetas të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e armëmbajtjes pa leje, janë evidentuar 3 raste -3 shtetas janë vënë në pranga dhe 1 tjetër është proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 10 raste, njëri prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, një rast tjetër ka mbetur në tentativë dhe 1 shtetas është vënë në pranga për të, ndërsa për rastet e tjera në këtë fushë- 1 shtetas është vënë në pranga dhe 10 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve ekonomike janë evidentuar 3 raste- 1 shtetas është vënë në pranga dhe 4 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë. Është evidentuar edhe 1 rast i krimeve kompjuterike, me autorë ende të paidentifikuar.
Për veprat penale në fushën e vjedhjen së pronës dhe pasurisë janë evidentuar 12 raste. Për zbardhjen e tyre dhe për nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorëve, Policia vijon punën.
Në fushën e krimit mjedisor dhe veprave penale dhe objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 11 raste- 4 shtetas janë vënë në pranga dhe 9 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 4 raste të veprës penale “Dhuna në familje”- 2 shtetas janë vënë në pranga dhe 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 6 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.
Gjithashtu, janë evidentuar:
-2 raste të veprës penale “Vetëgjyqësia”, me 1 shtetas të vënë në pranga, 2 shtetas të shpallur në kërkim dhe 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë;
-2 raste në fushën e mosbindjes/kundërshtimit të punonjësit të Policisë, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 1 tjetër të shpallur në kërkim;
-3 raste të veprës penale “Trafikimi i mjeteve motorike”, me 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-1 rast i organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, me 1 shtetas të vënë në pranga;
-1 rast i veprës penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 2 të tjerë të shpallur në kërkim;
-1 rast i veprës penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, me 1 shtetas të shpallur në kërkim;
-2 raste të veprës penale “Ndërhyrje të padrejta në jetën private”, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë;
-2 raste të veprës penale “Dhunimi i banesës”, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-nga 1 rast i veprave penale “Braktisja e fëmijëve të mitur”, “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Dëshmia e rreme”, 2 të parat me nga 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë, ndërsa rasti i tretë me 1 shtetas të vënë në pranga.
Për raste të ndodhura më parë të veprave penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” dhe “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”, janë ndaluar 2 shtetas.
Në të gjithë vendin kanë ndodhur 2 aksidente, si pasojë e të cilave 2 shtetas janë dëmtuar. Janë evidentuar në total 7 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor- 5 shtetas janë vënë në pranga dhe 2 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e mjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.