Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh, si rezultat i kontrolleve të ushtruara në territor, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, si dhe për nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve që kryejnë punime ndërtimi në tejkalim apo në shkelje të akteve ligjore, kanë konstatuar dhe goditur një rast tjetër të paligjshmërive në këtë fushë, për të cilin u arrestuan në flagrancë shtetasit: B. R., 36 vjeç, H. M., 50 vjeç dhe F. M., 49 vjeç, banues respektivisht në Durrës, Kamëz dhe Tiranë, pasi janë kapur nga shërbimet e Policisë, duke kryer punime ndërtimi në biznesin (lokal) e 36-vjeçarit, pa lejen e organeve kompetente.
Po nga këta specialistë u arrestua shtetasi E. Ç., 29 vjeç, banues në lagjen nr. 13 ,Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Materialet procedurale për këto raste i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.