DVP Korçë – Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë

DVP Korçë/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq arrestuan në flagrancë shtetasin F. F., 68 vjeç, banues në fshatin Kakaç, Maliq, pasi ka goditur me mjet të fortë, bashkëshorten e vëllait të tij. Gjithashtu në lidhje me këtë rast, u referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë edhe për djalin e 68-vjeçarit, shtetasin A. F., 39 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj të njëjtës shtetaseje, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. A., 37 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec, pasi dyshohet se ka përndjekur dhe kanosur me fjalë, ish-bashkëshorten e tij.

Korçë/Informacion paraprak

Në fshatin Bulgarec, Korçë, në oborrin e një banese të pabanuar pasi pronarët kanë ndërruar jetë 4 vite më parë, dyshohet se ka plasur një granatë dore. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Materialet procedurale i kaluan prokurorive të rretheve gjyqësore Korçë e Pogradec, për veprime të mëtejshme.