Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Kukës-Kanosi për jetën, përmes telefonit, vjehrrën e tij, arrestohet në flagrancë 36-vjeçari.36-vjeçarit iu gjet në banesë, një armë zjarri pushkë të cilën e mbante pa leje.Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kukës, menjëherë pas kallëzimit të marrë nga një shtetase se po kanosej për jetën, përmes telefonit, kanë organizuar punën me qëllim kryerjen e të gjitha veprimeve procedurale për verifikimin e plotë të këtij kallëzimi.Për këtë rast, Policia e Kukësit arrestoi në flagrancë shtetasin H. M., 36 vjeç, banues në fshatin Pobreg, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Kanosja”.Nga hetimet paraprake të kryera, rezultoi se 36-vjeçari kishte kanosur për jetën, përmes telefonit, vjehrrën e tij.Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit H. M., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pushkë që mbahej pa leje nga ky shtetas.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.
Pogradec/Plagosi me mjet prerës (thikë) një bashkëmoshatarin e tij, vihet në pranga 15-vjeçari, autori i dyshuar i ngjarjes.Mbrëmjen e djeshme, në lagjen nr. 1, Pogradec, në ambientet e një lokali, një shtetas 15-vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec, dyshohet se ka plagosur me mjet prerës (thikë) një bashkëmoshatarin e tij, i cili u transportua në spitalin e Traumës Tiranë, në gjendje të rëndë shëndetësore.Falë ndërhyrjes të shpejtë, shërbimet e Policisë, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin autorit të dyshuar të plagosjes, ku në përfundim të veprimeve procedurale specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë 15-vjeçarin për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.Në cilësinë e provës materiale u gjet dhe sekuestrua mjeti prerës (thikë).Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprime të mëtejshme.
Shkodër/Vijojnë operacionet policore, me fokus garantimin e sundimit të ligjit, si dhe për të parandaluar dhe goditur paligjshmëritë.Finalizohet operacioni policor i koduar “Tobacco”, si rezultat i një hetimi disamujor, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës.Operacioni, nga Policia e Shkodrës, në vazhdën e operacioneve të zhvilluara së fundi, si rezultat i rritjes së efektivitetit të strukturave policore, në luftën kundër krimeve.Kishin magazinuar 42 thasë me peshë totale rreth 700 kg duhan të grirë, me qëllim shitjen në kundërshtim me ligjin, arrestohen në flagrancë 3 shtetas dhe sekuestrohet sasia e madhe e duhanit.Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare dhe ato të Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Shkodër, si rezultat i një hetimi disamujor, të realizuar me metoda proaktive, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës, me qëllim goditjen e shitje së kundërligjshme të duhanit të grirë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Tobacco”.Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan ne flagrancë shtetasit:-K. G., 55 vjeç, banues në fshatin Muriqan, Shkodër;-H. G., 58 vjeç, banues në fshatin Oblikë, Shkodër;-A. G., 58 vjeç, banues në fshatin Shtuf, Shkodër.Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në një ambient që përdorej si magazinë nga 3 shtetasit e arrestuar, gjetën dhe sekuestruan 42 thasë me peshë totale rreth 700 kg duhan të grirë që mbahej me qëllim tregtimin në kundërshtim me rregullat për shitjen e duhanit.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë” dhe “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabande”, të kryera në bashkëpunim.
Pogradec-Finalizohet operacioni policor i koduar “Unaza”, për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit.U kapën duke transportuar, kundrejt fitimit, 4 shtetas të huaj, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, vihen në pranga 2 shtetas.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në bashkëpunim me shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Korçë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Unaza”, si rezultat i të cilit u godit një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë, kundrejt fitimit, shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit.Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit:-S. H., 41 vjeç, banues në Pogradec dhe K. Sh., 46 vjeç, banues në Tiranë.Këta shtetas janë kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore, në lagjen nr. 1, Pogradec, duke transportuar, kundrejt fitimit, me automjetin tip “Ford”, në drejtim të Tiranës, 4 shtetas të huaj, të cilëve iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprime të mëtejshme.
Mat-Ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim, i dënuar me 8 vjet burgim, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.Në vitin 2016, në fshatin Rremull, u gjetën 4020 bimë kanabisi të kultivuara nga ky shtetas dhe 3 tonë lëndë narkotike kanabis në proces tharjeje.Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mat ndaluan shtetasin Shpëtim Lika, 51 vjeç, banues në Rukaj, Mat.Ky shtetas është shpallur në kërkim në shtator të vitit 2016, në kuadër të një operacioni policor të zhvilluar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike.Gjatë operacionit, në fshatin Rremull, njësia administrative Rukaj, shërbimet e Policisë gjetën të kultivuara në katër parcela, 4020 bimë cannabis sativa, ndërsa në afërsi të banesës së shtetasit Shpëtim Lika, në një përrua, u konstatua një hangar i ndërtuar me shtylla druri brenda të cilit kishte të varura, për t’u tharë, një sasi degësh të bimës cannabis sativa. Gjithashtu, 100 metra më lart, tek një banesë e pabanuar që administrohej nga shtetasi Shpëtim Lika u gjet një sasi tjetër degësh të bimës narkotike kanabis që ishin vendosur për t’u tharë, me peshë totale 3052 kg.Nga hetimet ka rezultuar se autori i kultivimit dhe i prodhimit të lëndës narkotike kanabis, të gjetur dhe të sekuestruar gjatë operacionit, është shtetasi Shpëtim Lika.Këtë shtetas, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Tiranë, e ka dënuar me 8 vjet burgim, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Mat, për veprime të mëtejshme.
Tiranë/Informacion paraprak-Paraditen e sotme, në ambientet e jashtme të një qendre tregtare, dyshohet se shtetasi L. D., 32 vjeç, punonjës i kësaj qendre tregtare, është dëmtuar aksidentalisht nga një mjet pune (pirun) që drejtohej nga shtetasi shtetasi E. D., 61 vjeç.Shtetasi L. D. është dërguar në Spitalin e Traumës dhe pas disa orësh ka ndërruar jetë, për shkak të plagëve të marra.Shtetasi E. D. është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale.Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 85 shtetas, konkretisht: 20 shtetas janë vënë në pranga, 52 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 3 shtetas, për vepra të ndryshdhe penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve janë shpallur në kërkim, vijojnë punën intensivisht, strukturat e Policisë.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 6 raste-5 shtetas janë vënë në pranga dhe 4 shtetas të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e armëmbajtjes pa leje, janë evidentuar 3 raste -1 shtetas është vënë në pranga dhe 1 shtetas është proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 14 raste- 2 shtetas janë vënë në pranga dhe 15 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve ekonomike janë evidentuar 4 raste- 4 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë. Është evidentuar edhe 1 rast i falsifikimit, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Për veprat penale me objekt kalimin e paligjshëm të kufirit janë evidentuar 4 raste- 2 shtetas janë vënë në pranga dhe 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Për veprat penale në fushën e vjedhjen së pronës dhe pasurisë janë evidentuar 4 raste. Për zbardhjen e tyre dhe për nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorëve, Policia vijon punën.
Në fushën e krimit mjedisor dhe veprave penale dhe objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 8 raste, njëri prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, ndërsa për rastet e tjera- 9 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Dhuna në familje”- 1 shtetas është vënë në pranga dhe 1 shtetas është proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 6 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.
Është evidentuar nga 1 rast i veprave penale: “Vetëgjyqësia”, “Moskallëzimi i krimit”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, “Fyerja”, “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”, “Mosdhënia e mjeteve për jetesë”, me 6 shtetas në total, të proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, janë evidentuar 1 rast i veprave penale në fushën e mosbindjes/kundërshtimit të punonjësve të Policisë- 1 shtetas është vënë në pranga dhe 1 tjetër është proceduar në gjendje të lirë; 3 raste të veprës penale “Veprime të dhunshme në aktivitetet sportive”, me 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë dhe 1 rast i veprës penale “Përndjekja”, me 1 shtetas të shpallur në kërkim.
Në të gjithë vendin kanë ndodhur 7 aksidente, si pasojë e të cilave 2 shtetas kanë humbur jetën dhe 11 shtetas janë dëmtuar. Janë evidentuar në total 11 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor- 8 shtetas janë vënë në pranga dhe 5 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e mjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.