Pogradec
Plagosi me mjet prerës (thikë) një bashkëmoshatarin e tij, kapet dhe shoqërohet në Komisariat, 16-vjeçari autor i dyshuar i ngjarjes.
Mbrëmjen e sotme, në lagjen nr. 2, Pogradec, në rrugën “Rinia”, gjatë një konflikti të çastit, një 16-vjeçar, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec, ka dëmtuar me mjet prerës (thikë) një bashkëmoshatarin e tij, i cili u dërgua në spitalin e Pogradecit, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Falë ndërhyrjes të shpejtë, shërbimet e Policisë, bënë të mundur kapjen dhe shoqërimin e autorit të dyshuar të plagosjes, në ambientet e Komisariatit për veprime të mëtejshme.
Në cilësinë e provës materiale u gjet dhe sekuestrua mjeti prerës (thikë).
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.