Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Durrës/Vijojnë operacionet për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri.Finalizohet operacioni policor i koduar “Late hours”, falë inteligjencës policore. Operacioni, nga strukturat operacionale të DVP Durrës, në bashkëpunim me Stacionin e Policisë Manzë.Qarkullonin me automjet, me armë zjarri me vete, vihet në pranga një 19-vjeçar, shpallet në kërkim drejtuesi i automjetit.Drejtuesi i automjetit, 32-vjeçari, për t’i shpëtuar ndjekjes së Policisë, rrezikoi seriozisht jetën e punonjësve të Policisë.Shërbimet operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e Stacionit të Policisë Manzë, pas sigurimit të informacionit në rrugë operative se në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, dy shtetas që qarkullon me automjet nga Manza në drejtim të Durrësit, kishin armë zjarri me vete, kanë organizuar operaconin policor të koduar “Late hours”.Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar automjetitn e dyshuar tip “Ford” dhe i kanë dhënë shenjë për ndalim, por drejtuesi i automjetit, sapo ka parë shërbimet e Policisë, nuk i është bindur urdhrit për të ndaluar, por ka shtuar shpejtësinë, duke rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë.Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të automjetit dhe kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit O. V., 19 vjeç (pasagjer).Gjithashtu, kanë shpallur në kërkim shtetasin A. A., 32 vjeç, banues në Manzë, i cili mundi të largohej duke përfituar nga errësira.Gjatë kontrolit në automjet, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.Vijon puna për kapjen e drejtuesit të automjetit, shtetasit A. A.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë” dhe “Moskallëzimi i krimit”.
Policia e Shtetit-Finalizohet një tjetër operacion policor i përbashkët me homologët, për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.Operacioni policor i koduar “Navigli”, u zhvillua nga Interpol Roma dhe Policia italiane, falë informacioneve të siguruara përmes inteligjencës informative nga strukturat e Policisë së Shtetit dhe shkëmbimit të tyre në kohë reale mes Interpol Tiranës dhe Interpol Romës.Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara javët e fundit, me homologët, për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar që fshihen jashtë shtetit, si rezultat i informacioneve të siguruara nga Policia e Shtetit dhe të shkëmbyera mes Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, për një person në kërkim që fshihej në Milano, është organizuar dhe finalizuar operacioni policor i koduar “Navigli”.Në kuadër të operacionit, u bë i mundur lokalizimi dhe arrestimi nga Policia italiane, me qëllim ekstradimi drejt Shqipërisë, i shtetasit L. Sh., 22 vjeç, banues në Pogradec.Shtetasi L. Sh. ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec, në vitin 2021, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.Ky shtetas dyshohet se në shtator të vitit 2021, ka tentuar të trafikojë lëndë narkotike, nga Shqipëria drejt Maqedonisë së Veriut.Interpol Tirana po kryen procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt vendit tonë.
Policia Rrugore e Tiranës-Shërbimet e Policisë Rrugore të Tiranës, në zbatim të masave shtesë të marra gjatë fundjavës, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, kanë intensifikuar kontrollet, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.Si rezultat i kontrolleve të dedikuara, brenda 24 orëve të fundit, janë arrestuar në flagrancë katër shtetas, njëri prej tyre që drejtonte automjetin nën efektin e lëndëve narkotike.Ndërkohë shkon në 7, numri i drejtuesve të automjeteve që kanë rezultuar nën efektin e drogave, pas testimit me aparatin AquilaScan, që nga janari i këtij viti.Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasit:- A. R., 31 vjeç, Y. A., 41 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, nën efektin e alkoolit;- A. B., 18 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi;- R. B., 22 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, nën efektin e lëndëve narkotike.Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Sqarim i Drejtorisë Vendore të Policisë Berat-Në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale, të filmuar në qytetin e Kuçovës, në të cilën shfaqet një shtetas i cili ka lidhur pas karrocës së tij, një kafshë shtëpiake (qen) dhe e tërheq, ju sqarojmë se:Strukturat e Komisariatit të Policisë Kuçovë, bazuar në pamjet filmike, si dhe nga verifikimet e kryera, identifikuan shtetasin i cili drejtonte karrocën dhe tërhiqte kafshën shtëpiake (qen), pas saj.Në përfundim të hetimeve specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kuçovë, referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat dhe filluan procedimin penal për veprën penale “Keqtrajtim i kafshëve” në ngarkim të shtetasit E.A., 63 vjeç, banues në Kuçovë.Drejtoria Vendore e Policisë Berat fton të gjithë qytetarët që të denoncojnë çdo rast të keqtrajtimit të kafshëve, duke u siguruar anonimatin dhe reagim të shpejtë dhe të paanshëm.
Port Durrës/I shpallur në kërkim nga DVP Tiranë, për vrasje në rrethana të tjera cilësuese, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, dhe armbëmbajtje pa leje, kapet dhe vihet në pranga 31-vjeçari.Finalizohet operacioni policor i koduar “Viaggo”, i zhvilluar nga Policia Kufitare e Portit Durrës, në bashkëpunim dhe koordinim me Seksionin Për Hetimin e Krimeve Ndaj Jetës të DVP Tiranë.Operacioni për kapjen e 31-vjeçarit, falë intelgjencës informative të siguruar nga strukturat e Policisë, për tentativën e 31-vjeçarit për tu futur në Shqipëri.Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ndaj Jetës në DVP Tiranë kanë siguruar informacion se një shtetas i shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë, po tentonte të hynte në Shqipëri, nëpërmjet Portit të Durrësit.Bazuar në këto infomacione dhe në kuadër të kontrolleve të detajuara për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe për kapjen e personave në kërkim, shërbimet e Policisë Kufitare kanë ushtruar kontrolle të detajuara dhe falë intervistimeve të thelluara, bazuar dhe në informacionet e siguruara më parë nga DVP Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Viaggo”, u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi në hyrje, në Portin e Durrësit, i shtetasit S. E., 31 vjeç, banues në Tiranë.31-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.Në muajin prill 2019, në rrugën “Lisi”, në Fushë-Mëzez, shtetasi S. E., në bashkëpunim me persona të tjerë, ka qëlluar me armë zjarri ndaj shtetasve D. H. dhe Z. Q.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Tiranë/Finalizohet nga Forca e Posaçme “Shqiponja” dhe Komisariati i Policisë Nr. 3, operacioni policor i koduar “Almak”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje.Qarkullonin me armë zjarri pistoletë në automjet, vihen në pranga 3 shtetas.Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë me krehër me 6 fishekë, një automjet dhe dy mjete të forta (çekiçë).Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me ato të Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Almak”.Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi i shtetasve K. Y., 35 vjeç, E. M., 41 vjeç, dhe A. N., 32 vjeç, të tre banues në Tiranë.Gjatë operacionit, në rrugën “Muzakët”, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar automjetin me drejtues shtetasin A. N., dhe pasagjerë shtetasit K. Y., dhe E. M. Në momentin e ndalimit, shtetasi E. M., ka kanosur punonjësit e Policisë. Gjatë kontrollit fizik të shtetasit K. Y., shërbimet e Policisë i kanë gjetur një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, për të cilën drejtuesi i automjetit, shtetasi A. N., ka dhënë deklaratë të rreme, se arma ishte e tij.Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë me krehër me 6 fishekë, një automjet, dhe dy mjete të forta (çekiçë), të gjetura gjatë kontrollit të automjetit.Vijon puna për zbardhjen e qëllimit të mbajtjes së armës së zjarrit dhe sendeve të forta, nga 3 të arrestuarit.
Fier/Finalizohet si rezultat i një hetimi proaktiv, operacioni policor i koduar “Imponimi”.Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme të DVP Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier.Dhunuan dhe i hoqën lirinë një 24-vjeçareje, si dhe e shfrytëzuan atë për 2 muaj, për prostitucion, kapen dhe arrestohen 3 shtetase.Shpallet në kërkim organizatori i veprimtarisë së kundërligjshme të prostitucionit, i cili bashkëpunoi me 3 të arrestuarat për t’i hequr lirinë 24-vjeçares dhe për ta imponuar atë, për prostitucion.Organizatori dhe njëra nga të arrestuarat , me precedent penal të mëparshëm.Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, mbështetur nga inteligjenca informative se disa shtetas po shfrytëzonin një 24-vjeçare për prostitucion, kanë referuar materialet në Prokurorinë e Fierit, e cila regjistroi një procedim penal për këtë rast.Bazuar në provat e siguruara nga hetimi proaktiv dymujor, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Imponimi”, në kuadër të të cilit u bë ndalimi për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”, i shtetaseve:-P. I., 32 vjeçe, banuese në Patos, A. T., 19 vjeçe, banuese në Fier dhe i një 17-vjeçareje banuese në Fier. 32-vjeçarja ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.Në vijim të veprimeve hetimore për këtë rast, u shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit A. M., 33 vjeç, banues në Fier, organizator i kësaj veprimtarie kriminale (i dënuar më parë për vrasje të mbetur në tentativë).33-vjeçari, në bashkëpunim me 3 shtetaset e ndaluara, i kanë hequr lirinë, nëpërmjet kërcënimit dhe dhunës, një 24-vjeçareje dhe e kanë shfrytëzuar atë për prostitucion, në banesa me qira dhe hotele të ndryshme në qytetin e Fierit.Vijon puna për kapjen dhe vënien para drejtësisë të 33-vjeçarit, organizator i kësaj veprimtarie kriminale, si dhe për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të tjerë të implikuar në këtë rast.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.
Librazhd-Goditi me send të fortë (shishe qelqi), xhamin e autobusit në të cilin udhëtonte ekipi i futbollit KF Pogradeci, vihet në pranga 22-vjeçari.Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd, menjëherë pas njoftimit të marrë se pas përfundimit të ndeshjes së futbollit të zhvilluar ditën e djeshme, në stadiumin Elbasan Arena, ndërmjet skuadrave KF Pogradeci dhe KF Elbasanit, në aksin rrugor “Elbasan-Librazhd”, në afërsi të Librazhdit, një shtetas kishte goditur me send të fortë (shishe qelqi), xhamin e autobusit në të cilin udhëtonte ekipi i futbollit KF Pogradeci, kanë organizuar punën me qëllim kapjen e tij.Falë veprimeve të shpejta operacionale, u bë e mundur kapja dhe arrestimi i shtetasit Xh. Zh., 22 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës” dhe “Goditja e sportistit, trajnerit, arbitrit, ndërmjetësit sportiv”.22-vjeçari, teksa lëvizte me automjet, ka goditur me send të fortë (shishe qelqi), xhamin e autobusit në të cilin udhëtonte ekipi KF Pogradeci, pas zhvillimit të ndeshjes së futbollit, ditën e djeshme, në stadiumin Elbasan Arena.Nga goditja, nuk është dëmtuar asnjë nga futbollistët që ndodheshin në autobus.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Tiranë/Informacion shtesë-Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pak minuta më parë, ku rreth orës 11:35, në vendin e quajtur “Ura e Tajvanit”, një autobus i linjës së Unazës është përplasur me disa automjete, ju sqarojmë se:Si pasojë janë dëmtuar shtetasit: A. Xh., 63 vjeç, (drejtuesi i autobusit), M. S., 35 vjeçe; G. P., 27 vjeç dhe V. P., 27 vjeç; O. G., 52 vjeç dhe J. C., 31 vjeçe, D. N., 27 vjeç, K. A., dhe E. H., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.Pas testit të alkoolit, drejtuesi i autobusit nuk ka rezultuar nën efektin e pijeve alkoolike.Në vendngjarje ndodhen shërbimet e ambulancës dhe shërbimet e Policisë.Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Gjatë 72 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 225 shtetas, konkretisht: 58 shtetas janë vënë në pranga, 139 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 29 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve të shpallur në kërkim, vijon intensivisht puna nga ana e strukturave të Policisë.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 24 raste – 5 shtetas janë vënë në pranga, 4 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 22 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 25 raste, njëri prej tyre ka mbetur në tentativë, me 1 shtetas të vënë në pranga, 2 raste rezultojnë me autorë të paidentifikuar, në drejtim të të cilave, vijon punën Policia, ndërsa rastet e tjera rezultojnë me 1 shtetas të vënë në pranga, 2 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 23 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e armëmbajtjes pa leje janë evidentuar 4 raste- 2 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe me 2 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar 10 raste- 4 shtetas janë vënë në pranga dhe 6 janë proceduar në gjendje të lirë. Është evidentuar 1 rast i falsifikimit të dokumenteve, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, me 2 shtetas të vënë në pranga.
Në fushën e veprave penale me objekt vjedhjen e pasurisë janë evidentuar 18 raste. Për zbardhjen e tyre, si dhe për nxjerrjen e autorëve përpara përgjegjësisë penale, vijon punën Policia.
Në fushën e veprave penale me objekt kalimin e paligjshëm të kufirit, janë evidentuar 8 raste- 1 shtetas është vënë në pranga dhe 8 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimit mjedisor dhe veprave penale me objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 27 raste, 5 prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, ndërsa për rastet e tjera- 1 shtetas është vënë në pranga, 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 20 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Për veprën penale “Dhuna në familje” janë evidentuar 7 raste, me 2 shtetas të vënë në pranga, 3 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 3 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 16 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Është evidentuar nga 1 rast i veprave penale penale: “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Goditja e sportistit, trajnerit, arbitrit, ndërmjetësit sportiv” dhe “Keqtrajtimi i kafshës”, me 22 shtetas në total, të proceduar në gjendje të lirë.
Gjithashtu, janë evidentuar:
-2 raste të veprës penale “Vetëgjyqësia”, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-2 raste në fushën e mosbindjes/kundërshtimit të punonjësve të Policisë- 1 shtetas është vvënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 3 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë;
-1 rast i veprave penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”, me 3 shtetase të vëna në pranga dhe 1 shtetas të shpallur në kërkim;
-3 raste të veprës penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit”, me 2 shtetas të vënë në pranga dhe 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë;
-5 raste të veprës penale “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”, me 2 shtetas të shpallur në kërkim dhe 3 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë;
-3 raste të veprës penale “Dhunimi i banesës”, me 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-3 raste të veprës penale “Moskallëzimi i krimit”, me 3 shtetas të vënë në pranga, si dhe
-nga 1 rast i veprave penale “Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”, me nga 1 shtetas të vënë në pranga.
1 shtetas është ndaluar po për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës” dhe 1 shtetas tjetër është ndaluar për veprën penale “Vepra të turpshme”.
Në të gjithë vendin kanë ndodhur 14 aksidente, si pasojë e të cilave 1 shtetas ka humbur jetën dhe 21 shtetas janë dëmtuar. Janë evidentuar në total 29 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor- 25 shtetas janë vënë në pranga, si dhe me 17 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e mjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.