Devoll/Kontrolle intensive në lokale dhe në ambiente të tjera, në kuadër të operacionit policor të koduar “Basti i fundit”.
Gjatë kësaj faze të zhvilluar nga Komisariati i Policisë Devoll:
2 lokale që i shërbenin kësaj veprimtarie të kundërligjshme, u bllokuan;
6 shtetas që organizonin dhe luanin lojëra fati, u vunë në pranga;
6 celularë, lekë dhe euro që qarkulloheshin nëpërmjet basteve, u sekuestruan.
Në vijim të kontrolleve në ambiente të ndryshme, me fokus parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive të paligjshme në fushën e lojërave të fatit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll, në kuadër të operacionit “Basti i fundit”, goditën 2 raste të tjera të kësaj fushe, për të cilat u arrestuan në flagrancë shtetasit:
A. P., 32 vjeç, A. B., 56 vjeç, V. B., 29 vjeç, M. K., 54 vjeç, A. K., 34 vjeç, L. R., 55 vjeç, banues në fshatrat Baban, Devoll dhe Bilisht.
Në vijim të veprimeve procedurale për këto raste, u referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. K., 60 vjeç, banues në Bilisht, pasi dyshohet se ka vënë lokalin e tij, në dispozicion të këtij aktiviteti të kundërligjshëm.
Shërbimet e Policisë, në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative, si dhe si rezultat i kontrolleve të ushtruara në qytetin e Bilishtit, në lokalet e shtetasve V. B. dhe L. K., konstatuan 6 shtetasit e arrestuar, duke vënë baste sportive përmes celularëve.
Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan 6 celularë, shuma parash në lekë dhe në euro, që dyshohet se shërbenin për vendosjen e basteve sportive.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.