Duke konsideruar veshtiresite e levizjes se mjeteve te transportit publik qytetas, vecanerisht autobuzat artikulare, por edhe rrezikshmerine qe u kanoset pasagjereve dhe perdoruesve te rruges ne teresi nga shkeljet e ketyre te fundit, rrugoret e kryeqyetit kane nisur zbatimin e nje plan veprimi, per monitorimin dhe evidentimin e te gjjtha linjave te transportit publik qytetas, ne raport me detyrimet por edhe shkeljet e tjera qe pengojne dhe vonojne subjektet e transportit pergjate itenerarit te tyre.
Ne funksion te ketij plani veprimi, jane dokumentuar dhe ndeshkuar 36 mjete te transportit publik qytetas, per mos pozicionim ne hapesirat e stacionit te rezervuar per to si dhe 87 automjete te tjera, te cilat jane evidentuar te pushuar ne stacionet e autobuzave duke u bere pengese dhe njekohesisht rrezik per perdoruesit e tjere te rruges.