Sqarim i Drejtorisë Vendore të Policisë Berat
Në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale, të filmuar në qytetin e Kuçovës, në të cilën shfaqet një shtetas i cili ka lidhur pas karrocës së tij, një kafshë shtëpiake (qen) dhe e tërheq, ju sqarojmë se:
Strukturat e Komisariatit të Policisë Kuçovë, bazuar në pamjet filmike, si dhe nga verifikimet e kryera, identifikuan shtetasin i cili drejtonte karrocën dhe tërhiqte kafshën shtëpiake (qen), pas saj.
Në përfundim të hetimeve specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kuçovë, referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat dhe filluan procedimin penal për veprën penale “Keqtrajtim i kafshëve” në ngarkim të shtetasit E.A., 63 vjeç, banues në Kuçovë. .
Drejtoria Vendore e Policisë Berat fton të gjithë qytetarët që të denoncojnë çdo rast të keqtrajtimit të kafshëve, duke u siguruar anonimatin dhe reagim të shpejtë dhe të paanshëm.