Policia e Shtetit/3 armë zjarri, municion luftarak, armë të ftohta, veshje si të Policisë dhe rreth 1 kg kanabis, u sekuestruan si rezultat i kontrolleve të ushtruara gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin.
2 vëllezër që prodhonin dhe shpërndanin kanabis në afërsi të shkollave dhe të lokaleve, në rrethin e Krujës, si dhe mbanin armë zjarri dhe municion luftarak, u vunë në pranga gjatë operacionit policor të koduar “Twins”. Në banesën e 2 vëllezërve, Policia gjeti 2 armë zjarri, municion luftarak dhe një sasi kanabisi, një pjesë e ndarë në doza, gati për shitje.
Operacioni i koduar “Ndërhyrja”, në Lezhë, rezultat i inteligjencës policore, çoi në pranga një shtetas që qarkullonte me pistoletë në automjet dhe tentoi të largohej me vrap për të shmangur kontrollin nga Policia. 2 pasagjerët në automjet, në hetim për moskallëzim krimi
1 shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar, u arrestua në Dubai, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Abu Dhabi”, i finalizuar si rezultat i shkëmbimit të informacionit me holomogët e Emirateve të Bashkuara Arabe.
1 tjetër operacion policor i përbashkët me homologët gjermanë, për kapjen dhe ektradimin e shtetasve në kërkim ndërkombëtar, u finalizua me sukses. Operaconi i koduar “Second” çoi në pranga një shtetas shqiptar të dënuar me 15 vjet burgim, për vrasje me paramendim dhe armëmbatje pa leje.
Municion luftarak, jelek antiplumb, targa automjetesh të vjedhura, një shumë parash, veshje dhe radio si të Policisë, u sekuestruan në Vlorë, gjatë kontrolleve nga Policia. 1 shtetas u ndalua nga Policia, 4 të tjerë u shpallën në kërkim.
Shërbimet e DVP Elbasan vunë në pranga 1 shtetas që kundërshtoi punonjësit e Policisë, gjatë shoqërimit, dhe 1 shtetas tjetër që mbante armë të ftohtë me vete.
Shërbimet e DVP Tiranë vunë në pranga 13 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Kontrollet vijojnë në të gjithë territorin.