Policia e Shtetit, gjatë 24 orëve të fundit

Policia e Shtetit

Fundjavë, strukturat e Policisë së Shtetit të angazhuara për të luftuar krimin dhe paligjshmëritë, si dhe për të rritur parametrat e sigurisë në vend.

✅1 shtetas i kërkuar nga Spanja, si pjesëtar i një organizate të dhunshme kriminale, përgjegjëse për një sërë veprash penale, u kap në Fier, në kuadër të operacionit “Member”.

✅Operacioni “Ndjekja” në Tiranë u finalizua me arrestimin e një shtetasi, i cili duke qenë i armatosur me pistoletë, u largua me automjet nga fshati Prush, ku u konfliktua me disa shtetas të tjerë.

✅Operacioni “Reagimi” vuri në pranga, brenda 6 orësh nga ngjarja, autorin e një plagosjeje me thikë, në Shijak.

✅Hetimet e thelluara për një ngjarje të raportuar si aksidentale, në Maliq, bënë të mundur zbardhjen e dinamikës së saj dhe vënien në pranga të një 77-vjeçari, i cili goditi me sende të forta, me pasojë vdekjen, djalin e tij.

✅U zbardhën 10 vjedhje të ndodhura më parë, në Sarandë, Durrës dhe Berat dhe u vunë në pranga 3 autorët e tyre.

✅4 raste të shpërndarjes në doza, të lëndëve narkotike kokainë dhe kanabis, u goditën në qarqet Gjirokastër dhe Vlorë. Për këto raste u vunë në pranga 3 shtetas, ndërsa në hetim 3 të tjerë.

✅Në Portin e Vlorës u arrestua një shtetas me precedent të mëparshëm kriminal, i cili tentoi të kontrabandonte drejt vendit tonë, një shumëllojshmëri produktesh.

✅Në Korçë, operacioni “Basti i fundit” shkatërroi një tjetër ambient ku 7 shtetas luanin lojëra fati (bixhoz me zare), në kundërshtim me ligjin. U sekuestruan pajisjet dhe shumat e parave që i shërbenin kësaj veprimtarie.

Operacionet dhe aksionet policore vijojnë 24/7, në çdo skaj të vendit.