Kuçovë/Vijon operacioni policor i koduar “Lojtari”, për goditjen e aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit.
Kishte përshtatur lokalin e tij, për organizimin e lojërave të ndryshme të fatit, dhe fshihte të ardhurat e përfituara nga ky aktivitet, vihet në pranga 23-vjeçari.
Sekuestrohen një tavolinë pokeri, çipsa, letra bixhozi, 1 aparat celular, tableta dhe 1 makinetë, të cilat përdoreshin për të luajtur lojërat e paligjshme.
Sekuestrohet dhe një shumë parash që dyshohet se është përfituar nga këto lojëra.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kuçovë, bazuar në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, për veprimtarinë e kundërligjshme të lojërave të fatit, që ushtrohej në një lokal, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Lojtari”.
Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi R. T., 23 vjeç, banues në fshatin Perondi, Kuçovë.
Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në Kuçovë, në ambientet e lokalit në pronësi të shtetasit R. T., janë gjetur 1 tavolinë pokeri, një valixhe me çipsa, letra bixhozi, tableta për lojëra fati dhe 1 makinetë, që përdoren për lojëra fati, të cilat u sekuestruan në silësinë e provës materiale së bashku me 1 aparat celular dhe një shumë parash.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.