DVP Elbasan/Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd ndaluan shtetasin L. T., 28 vjeç, banues në Prrenjas, për veprën penale “Vjedhja”, pasi ka kallëzuar një shtetase, se 28-vjeçari i kishte vjedhur asaj, një varëse floriri.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin arrestuan në flagrancë shtetasin K. S., 50 vjeç, banues në Peqin, për veprat penale “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Shkatërrimi i pronës”. 50-vjeçari është dërguar nga familjarët e tij, në spitalin e Peqinit, për shkak të problemeve shëndetësore, dhe duke qenë në gjendje të dehur, ka dëmtuar xhamat e këtij spitali dhe ka goditur 2 infermieret që po i jepnin asistencën mjekësore.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë ndaj një 16-vjeçari, banues në Elbasan, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte dhe ka dëmtuar lehtë, në këmbë, me mjet prerës, një 20-vjeçar, i cili pas marrjes së mjekimin, është larguar në banesë.
Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. Sh., 49 vjeç, banues në fshatin Shushicë, Elbasan, pasi u konstatua duke kryer punime ndërtimi, në banesën e tij, pa leje nga organet kompetente.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.