Durrës
Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Durrës, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e rasteve në fushën e narkotikëve, arrestuan në flagrancë shtetasit:
- Q. B., 35 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në automjetin që drejtonte ky shtetas, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi e vogël lënde narkotike kanabis;
- K. M., 20 vjeç, banues në lagjen nr., 13 Durrës, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Poliicisë, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi e vogël lënde narkotike kanabis.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin Dh. R., 68 vjeç, banues në Tiranë, pasi në orët e para të mëngjesit të djeshëm, duke drejtuar automjetin, ka përplasur një shtetase rreth moshës 30 – 35 vjeçe, ende të paidentifikuar, e cila për pasojë, ka humbur jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.