Raporti ditor i ngjarjeve, 14 shkurt 2023

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Policia e Shtetit/Vijon operacioni policor i koduar “Fijet”.Në kuadër të fazës së dymbëdhjetë të operacionit policor të koduar “Fijet”, vijojnë kontrollet në zona publike dhe në ambientet e shtetasve me precedent penal, të mbështetura dhe nga inteligjenca informative.Gjatë kësaj faze, u çmontuan dhe u sekuestruan 20 kamera të tjera, të instaluara në kundërshtim me ligjin, në qarqet Shkodër, Korçë dhe Fier. 8 shtetas u vunë në hetim, për cënim të privatësisë dhe për të dokumentuar ligjërisht qëllimin përse ata i kishin instaluar këto kamera.Në rang kombëtar, shkon 528  numri i kamera të çmontuara dhe 109 numri i shtetasve në hetim.-Në Shkodër, në vende me frekuentim të lartë publik, në lagjet “10 korriku”,  “Ndoc Mazi” dhe “Guerrile”, janë çmontuar 10 kamera të instaluara në kundërshtim me ligjet e vendit. Për të dokumentuar ligjërisht qëllimin e vendosjes së tyre, janë iniciuar hetimet për shtetasit R. Z. dhe A. B. Në këtë qark, numri i kamerave të çmontuara deri më tani, është 89.-Në qytetet Maliq, Bilisht dhe Pogradec, janë çmontuar në total 7 kamera dhe janë iniciuar hetimet për shtetasit E. D., A. B. dhe S. H. dhe N. Ll. Shtetasi N. Ll. (babai i shtetasit E. Ll., të shpallur në kërkim për vrasje) është përsëritës për montimin e kamerave në kundërshtim me ligjet e vendit. Më parë, janë çmontuar 10 kamera të cilat dyshohet se kontrolloheshin nga shtetasi N. Ll. Në total, deri më tani, në Korçë, janë çmontuar 61 kamera dhe janë iniciuar hetimet për 24 shtetas.-Në Lushnjë, janë çmontuar 3 kamera të tjera të instaluara në kundërshtim me ligjet e vendit dhe janë iniciuar hetimet për shtetasit Sh.(S). K. dhe A. K. Në këtë qark, numri i kamerave të çmontuara deri më tani, është 23 dhe numri i shtetasve për të cilët janë iniciuar hetimet, është 7.Kontrollet vijojnë në të gjitha qarqet.

Sarandë/Shpërtheu me tritol një hotel në Sarandë, zbardhet ngjarja dhe vihet në pranga autori i dyshuar.Grupi i posaçëm hetimor, brenda disa orëve punë intensive profesionale hetimore, zbardhi ngjarjen e ndodhur mëngjesin e djeshëm, në Sarandë.Identifikohet, kapet dhe arrestohet autori i dyshuar i shpërthimit dhe shkatërrimit me eksploziv, të hotelit që babai i tij kishte në bashkëpronësi me një shtetas tjetër.Palët ishin në proces gjyqësor prej disa vitesh, për ndarjen e pronësisë mbi këtë hotel.Sekuestrohen veshje që dyshohet se janë përdorur nga autori, gjatë vendosjes së lëndës eksplozive, 3 celularë dhe sende të tjera që u gjetën në vendngjarje.Pas ngjarjes së ndodhur mëngjesin e djeshëm, në Sarandë, u ngrit një grup i posaçëm hetimor, i përbërë nga specialistët dhe ekspertët më të mirë të Departamentit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, DVP Vlorë dhe Komisariatit të Policisë Sarandë, dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, vijuan veprimet për zbardhjen e ngjarjes.Falë hetimeve të shpejta dhe profesionale, të kryera nga grupi i posaçëm hetimor, për rreth 12 orë, u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, identifikimi dhe ndalimi i autorit të dyshuar, shtetasit:-S. Ç., 36 vjeç, banues në Sarandë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, me pasoja të rënda materiale.Ky shtetas, mëngjesin e djeshëm, në lagjen nr. 1, Sarandë, dyshohet se ka vendosur një sasi lënde eksplozive, në hotelin që babai i tij, shtetasi S. Ç., 63 vjeç, kishte në bashkëpronësi me shtetasin E. Dh., për shkak të një procesi gjyqësor që kishin 63-vjeçari dhe shtetasi E. Dh., proces i nisur që në vitin 2002, dhe në përfundim të të cilit, pjesa më e madhe e këtij hoteli do të kalonte në pronësi të shtetasit E. Dh.Si pasojë e shpërthimit me eksploziv, u shkatërrua plotësisht hoteli i ndërtuar në vitin 1996 dhe gjithashtu u shkaktuan dëmtime të fasadave të objekteve të tjera në afërsi të hotelit. Nga shpërthimi nuk pati asnjë shtetas të dëmtuar.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Policia e Shtetit/Vijon bashkëpunimi me homologët, për kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimin, të shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.Finalizohet operacioni policor i koduar “Provinca”.Operacioni, falë inteligjencës informative të siguruar nga Fast Albanaia, si dhe falë shkëmbimit në kohë të informacionit me homologët e Fast Belgjikës dhe midis ZQK Interpol Tirana e zyrës homologe të Interpol Brukselit.Kapet nga Fast Belgjika, në një provincë të Brukselit, një shtetas shumë i kërkuar ndërkombëtarisht, për krime kundër personit dhe për armëmbajtje pa leje.Në vijim të punës për grumbullimin e informacioneve, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, falë inteligjencës informative të siguruar nga Fast Albania, për vendodhjen e një të shumëkërkuari që fshihej në një banesë private, në një provincë të Brukselit, menjëherë kanë shkëmbyer informacion me Fast Belgjikën, të cilët në kuadër të operacionit policor të koduar “Provinca“, kapën dhe arrestuan me qëllim ekstradimin shtetasin e shumëkërkuar L. D., 37 vjeç, banues në Tiranë.Shtetasi L. D. ishte i shpallur ne kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për kryerjen e veprave penale “Vrasja me paramendim” dhe  “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak”, të kryera në formën e grupit të strukturuar kriminal.Ky shtetas dyshohet se është një nga autorët e vrasjes së shtetasit S. M., të ndodhur në gusht të viti 2019, në rrugën “Xhanfize Keko”, Tiranë.Interpol Tirana vijon punën për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Shqipërisë.

Krujë/Informacion paraprak- Shtetasi M. Q., 47 vjeç, banues në Krujë, kallëzon se më datë 13.02.2023,  ka konstatuar të dëmtuara, kamerat optike të banesës së tij, dhe se dyshon se janë dëmtuar me armë zjarri. Grupi hetimor ka sekuestruar si provë materiale, DVR me pamje filmike të kohës në të cilën pretendohet se ka ndodhur ngjarja. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, për veprime të mëtejshme.

Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 79 shtetas, konkretisht: 17 shtetas janë vënë në pranga, 54 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 8 shtetas, për vepra të ndryshdhe penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve janë shpallur në kërkim, vijojnë punën intensivisht, strukturat e Policisë.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 12 raste-2 shtetas janë vënë në pranga dhe 10 shtetas të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e armëmbajtjes pa leje, janë evidentuar 4 raste-1 shtetas është vënë në pranga dhe 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 8 raste-1 shtetas është vënë në pranga dhe 10 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve ekonomike janë evidentuar 7 raste- 3 shtetas janë vënë në pranga dhe 6 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë. Është evidentuar 1 rast i falsifikimit të dokumenteve, me 1 shtetas është proceduar në gjendje të lirë.

Është evidentuar 1 rast i veprës penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit”, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, 2 shtetas janë vënë në pranga për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, mbetur në tentativë.

Për veprat penale në fushën e vjedhjen së pronës dhe pasurisë janë evidentuar 9 raste, vijon puna për zbardhjen e tyre dhe për vëniën në pranga të autorëve.

Në fushën e krimit mjedisor dhe veprave penale dhe objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 12 raste, 2 prej të cilave me autorë ende të paidentifikuar, ndërsa për rastet e tjera- 1 shtetas është vënë në pranga dhe 10 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 6 raste të veprës penale “Dhuna në familje”- 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 4 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 14 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.

Është evidentuar nga 1 rast i veprave penale “Kallëzimi i rremë”, “Ngacmimi seksual” dhe “Prishja e qetësisë publike”, me 4 shtetas në total, të proceduar në gjendje të lirë. Është evidentuar 1 rast i veprave penale: “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse” dhe “Goditjet për shkak të detyrës”, me 2 shtetas të vënë në pranga, 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë dhe 1 tjetër të shpallur në kërkim; “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, me 1 shtetas të shpallur në kërkim.

Në të gjithë vendin kanë ndodhur 8 aksidente, si pasojë e të cilave 9 shtetas janë dëmtuar. Janë evidentuar në total 15 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor- 6 shtetas janë vënë në pranga dhe 9 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e mjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.