DVP Elbasan – Vihet në pranga 1 shtetas

DVP Elbasan/Vijojnë kontrollet për evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore.

Sekuestrohen 65 m3 dru zjarri të prera në mënyrë të paligjshme.

Vihet në pranga 40-vjeçari që kishte punësuar në mënyrë të paligjshme, një shtetas, për të transportuar sasinë e druve.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare arrestuan në flagrancë shtetasin A. Ç., 40 vjeç, banues në Prrenjas, për veprat penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”, “Fshehja e të ardhurave”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Punësimi i paligjshëm”.

Në vendin e quajtur “Urak”, Prrenjas, shërbimet e Policisë kanë ndaluar për verifikim, një automjet tip “Scania” me rimorkio, më të cilin po transportoheshin 65 m3 dru zjarri.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se drutë ishin prerë në mënyrë të paligjshme nga shtetasi A. Ç., i cili për transportimin e tyre kishte punësuar në mënyrë të paligjshme, një shtetas.

Gjatë veprimeve procedurale, shtetasi A. Ç. iu ka paraqitur punonjësve të Policisë, një faturë të lëshuar pas ndalimit të automjetit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.