Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Vlorë/Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë Drejtues Ermal Muçaj, në konferencë për shtyp, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.Finalizohet megaoperacioni policor antidrogë i koduar “Indoors”.Arrestohen 6 shtetas, shpallen në kërkim 2 të tjerë.Sekuestrohen 11 kilogramë kanabis në formë boçeje, 534 bimë narkotike, 156 llamba, 123 reflektorë, 11 ventilatorë, 4 aspiratorë, 7 kondicionerë dhe sende të tjera që i shërbenin kësaj veprimtarie kriminale. Bllokohet vila me ambiente të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike, me llamba.
PKK Qafë Morinë-Tentoi të kalonte në territorin e vendit tonë, qindra litra naftë të kontrabanduar, kapet në flagrancë dhe arrestohet 30-vjeçari.Sekuestrohen 400 litra naftë e kontrabanduar dhe automjeti me të cilin transportohej kjo sasi.Shërbimet e Policisë Kufitare të Qafë Morinës, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tropojë, bazuar në analizën e riskut dhe në vijim të kontrolleve me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare, kanë kapur dhe arrestuar në flagrancë shtetasin:- J. N., 30 vjeç, banues në fshatin Çorraj, për veprën penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë”.Shërbimet e Policisë Kufitare kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll të imtësishëm, automjetin që drejtohej nga 30-vjeçari, ku kanë gjetur 400 litra naftë e dyshuar e kontrabanduar që është sekuestruar në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin me të cilin transportohej.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprime të mëtejshme.
Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 79 shtetas, konkretisht: 23 shtetas janë vënë në pranga, 47 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 9 shtetas, për vepra të ndryshdhe penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve janë shpallur në kërkim, vijojnë punën intensivisht, strukturat e Policisë.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 9 raste-4 shtetas janë vënë në pranga dhe 8 shtetas të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i mbajtjes së armëve të ftohta, me 1 shtetas të vënë në pranga.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 6 raste-1 shtetas është vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 4 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve ekonomike janë evidentuar 12 raste, njëri prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, ndërsa për rastet e tjera 3 shtetas janë vënë në pranga, 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 11 shtetas proceduar në gjendje të lirë.
Për veprat penale në fushën e vjedhjen së pronës dhe pasurisë janë evidentuar 3 raste, 2 prej tyre dhe autorë ende të paidentifikuar, në drejtim të të cilit, vijon punën Policia, ndërsa për rastin tjetër 1 shtetas është vënë në pranga dhe 2 shtetas janë shpallur në kërkim. Gjithashtu, për vjedhje të ndodhura më parë, janë vënë në pranga 3 shtetas.
Në fushën e krimit mjedisor dhe veprave penale dhe objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 7 raste- 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 7 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 7 raste të veprës penale “Dhuna në familje”- 1 shtetas është vënë në pranga, 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 5 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 7 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.
Është evidentuar nga 1 rast i veprave penale: “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”, me 4 shtetas në total, të proceduar në gjendje të lirë.
Në të gjithë vendin kanë ndodhur 2 aksidente, si pasojë e të cilit 1 shtetase ka humbur jetën dhe 1 tjetër është dëmtuar. Janë evidentuar në total 18 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor- 10 shtetas është vënë në pranga dhe 9 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e mjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.