Policia e Shtetit, gjatë 24 orëve të fundit

Policia e Shtetit

Kontrolle të shtuara nga të gjitha strukturat e Policisë së Shtetit dhe bashkëpunim më partnerët ndërkombëtarë, për kapjen e personave në kërkim dhe goditjen e veprimtarive kriminale.

✅1 shtetas shqiptar në kërkim ndërkombëtar, i dënuar me 8 vjet burgim, për disa vepra penale të kryera në Itali, u kap në Rinas, si rezultat i bashkëpunimit mes Policisë Kufitare dhe Interpol Tiranës. Ky shtetas do të ekstradohet drejt Italisë, për të vuajtur dënimin e caktuar nga Gjykata e Milanos.

✅Gjithashtu, si rezultat i shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tiranës dhe homologëve italianë, u bë e mundur kapja në Itali, e një 33-vjeçari të kërkuar ndërkombëtarisht si pjesëtar i një grupi kriminal në fushën e narkotikëve. Një ditë më parë, si rezultat i bashkëpunimit me homologët grekë dhe ata çekë, u kapën në Greqi dhe në Çeki, 2 shtetas në kërkim ndërkombëtar. Në zbatim të marrëveshjeve të ekstradimit me këto shtete, të 3 këta shtetas do të ekstradohen drejt Shqipërisë.

✅1 shtetas i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor antidrogë të koduar “Agimi”, u kap dhe u vu në pranga, në Krujë. Arrestimi i këtij shtetasi e çoi në 21 numrin e shtetasve të vënë në pranga, si rezultat i këtij megaoperacioni masiv, të zhvilluar në Nikël, Halil dhe në Arramerras, në maj të vitit 2021, përmes monitorimit nga ajri, në bashkëpunim me GDF-në, për evidentimin dhe goditjen e kultivimit të kanabisit.

✅Operacioni policor i koduar “Direction”, goditi një rast të veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së dozave të kokainës dhe të kanabisit. U sekuestruan rreth 2 kg kanabis, doza kokaine, 2 peshore elektronike, 3 aparate celulare dhe një shumë parash, si dhe u vunë në pranga 2 shtetas.

✅1 shtetas që dyshohet se plagosi me armë zjarri, një 40-vjeçar, u kap dhe u vu në pranga, falë reagimit në kohë nga Policia e Vlorës. Gjatë kontrollit në banesën e autorit, Policia gjeti 1 armë gjahu.

✅Krujë/3 shtetas u shpallën në kërkim, pasi kërcënuan grupin e xhirimit të një emisioni investigativ, duke qëlluar me armë gjahu, në basenin e lumit Zezë. Për këtë rast janë vënë në hetim dhe 4 shtetas të tjerë, 2 prej tyre punonjës të IKMT Durrës.

Kontrollet vijojnë 24/7.