Kuçovë – Vihet në pranga 1 shtetas që goditi me sende të forta, një shtetas të moshuar

Kuçovë

Goditi me sende të forta, një shtetas të moshuar, pas një konflikti për motive të dobëta, vihet në pranga 35-vjeçari.

Ky shtetas kundërshtoi me dhunë punonjësin e Policisë që kishte shkuar në vendngjarje për të neutralizuar konfliktin.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, se në lagjen “Tafil Skëndo”, Kuçovë, në dyqanin e tij, shtetasi F. V. kishte goditur me sende të forta, shtetasin L. Xh., 70 vjeç, është organizuar puna, me qëllim neutralizimin e këtij konflikti që kishte si motiv, publikimin në rrjetet sociale, të 70-vjeçarit dhe djalit të tij, nga shtetasi F. V. Ky shtetas, gjatë shoqërimit, ka kundërshtuar me dhunë, punonjësin e Policisë që kishte shkuar në vendngjarje për të neutralizuar konfliktin.

Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kuçovë, në bashkëpunim me specialistët e Policisë Gjyqësore të Prokurorisë së Beratit, arrestuan në flangrancë shtetasin F. V., 35 vjeç, banues në Kuçovë, për veprat penale “Goditje për shkak të detyrës”, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Informacion paraprak/Gjatë natës, në aksin rrugor “Ypsilon – Kombinat”, në vendin e quajtur “Rruga e re”, shtetasi A. S., 50 vjeç, duke drejtuar ciklomotorin, ka humbur kontrollin dhe për pasojë, ciklomotori ka goditur bordurën anësore të rrugës. Nga përplasja, është dëmtuar 50-vjeçari, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.