Vlorë/Informacion paraprak
Aksidentoi një të mitur, nuk i dha ndihmën e parë dhe tentoi të largohej nga vendi i aksidentit, Policia e Vlorës ndalon dhe shoqëron në komisariat, drejtuesin e automjetit.
Rreth orës 13:45, në afërsi të vendit të quajtur “Shtëpia e Oficerëve”, shtetasi A. S., 53 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Opel”, ka aksidentuar një shtetas 11 vjeç, i cili po lëvizte me biçikletë.
Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes, por falë reagimit të menjehershëm është ndaluar nga shërbimet e Policisë së Vlorës dhe është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë, për veprime të mëtejshme procedurale.
11-vjeçari pasi mori ndihmën e parë mjekësore, doli nga spitali.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e