Policia e Shtetit, përmes punës së saj, zë i fortë për mbrojtjen e të dhënave personale

28 janari është Dita ndërkombëtare e Mbrojtjes së të Dhënave Personale dhe në botë, njihet si Dita e Privatësisë (Privacy Day).

Mbrojtja, garantimi dhe zbatimi në tërësi i të drejtave dhe lirive themelore të individit, është një nga detyrat kryesore të autoriteteve publike, dhe veçanërisht, për Policinë e Shtetit, ky element kushtetues, përbën një nga themelet mbi të cilat ngrihet përmbushja e plotë ligjore e detyrave funksionale të saj.

Policia e Shtetit mbetet e gatshme që në bashkëpunim me agjencitë e tjera ligjzbatuese, të vazhdojë të kontribuojë për zbatimin e plotë ligjor të të drejtës për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe për evidentimin dhe goditjen e çdo rasti kur kjo e drejtë cënohet.