Vorë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Agimi”, sekuestrohen armë zjarri dhe municion luftarak.
Qarkullonte me automjet, i armatosur me pistoletë, kapet dhe arrestohet në flgrancë 60-vjeçari.
Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë, krehri i saj me 6 fishekë në të dhe automjeti me të cilin qarkullonte 60-vjeçari.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, për një shtetas që lëvizte i armatosur, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Agimi”.
Gjatë operacionit, në fshatin Prezë, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar automjetin me drejtues shtetasin Xh. P. Gjatë kontrollit në këtë automjet, shërbimet e Policisë gjetën një armë zjarri pistoletë dhe krehrin e saj me 6 fishekë në të, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin që drejtonte ky shtetas.
Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, u arrestua në flagrancë shtetasi Xh. P., 60 vjeç, banues në fshatin Palaq, Vorë, si dhe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.