Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
DVP Dibër-Vijon puna për kapjen e shtetasve në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.Ishte pjesë e një konflikti me armë zjarri ndodhur mes disa shtetasve, në qershor të vitit 2019 dhe kreu veprime për të penguar zbulimin e së vërtetës, kapet dhe vihet në pranga 45-vjeçari që ishte i shpallur në kërkim.Forcat e Posaçme Operacionale në DVP Dibër në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, bazuar në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, menjëherë kanë organizuar punën dhe si rezultat kanë ndaluar shtetasin U. T., 45 vjeç, banues në Bulqizë.Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim , për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër kishte caktuar ndaj këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg”.Në qershor të vitit 2019, në vendin e quajtur “Unaza e re”, dy vëllezërit A.T dhe M.T( të arrestuar më parë nga Policia), kanë plagosur me armë zjarri shtetasin B.D. Si rezultat i hetimeve të thelluara ka rezultuar se pjesë e këtij konflikti ishte dhe shtetasi U.T., i cili gjatë dhe pas ngjarjes, ka kryer veprime duke penguar zbulimin e së vërtetës së kësaj ngjarjeje.
Fier/Informacion paraprak-Në Komisariatin e Policisë Fier ka bërë kallëzim shtetasi A. Xh., 41 vjeç, banues në Fier, se babai i tij, shtetasi N. Xh., 78 vjeç, më datë 24.01.2023 ka dalë nga shtëpia për peshkim dhe nuk është kthyer më.Nga hetimet e kryera, dyshohet se 78-vjeçari mund të jetë mbytur në det, në plazhin e Semanit.Vijojnë kërkimet për gjetjen e 78-vjeçarit.
DVP Kukës-Arrestohet përkohësisht, në PKK Qafë Morinë, për t’u ekstraduar drejt Gjermanisë, 53-vjeçari nga Kosova, i kërkuar ndërkombëtarisht për krime ekonomike, me pasoja të rënda.Shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Qafë Morinë, në vijim të kontrolleve, duke u koodinuar me shërbimet e Interpol Tirana, me qëllim kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të kërkuar kombëtarisht dhe ndërkombëtarisht, bazuar dhe në analizën e riskut, kanë arrestuar provizorisht, në hyrje të RSH-së, shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar: XH. K, 53 vjeç, banues në Pejë.Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas ka rezultuar i shpallur në kërkim nga autoritetet gjermane, pasi Gjykata e Hamburgut, me vendimin e datës 14.12.2018, e ka dënuar me 3 vjet e 3 muaj burgim, për veprat penale “Vjedhja me pasoja të rënda” dhe “Mashtrimi “, parashikuar nga legjislacioni penal i Gjermanisë.Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit e Policisë Tropojë arrestuan përkohësisht këtë shtetas, me qëllim ekstradimin drejt Gjermanisë. Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet gjermane, vijon procedurat për ekstradimin e 53-vjeçarit.
Kukës/Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kukës arrestuan në flagrancë një 18-vjeçare, banuese në Kukës, për veprën penale “Vjedhja”, pasi ka vjedhur një shumë parash, në një market.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.
Vlorë/Informacion paraprak-Rreth orës 04:10, në lagjen “24 maji”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur një automjet në pronësi të shtetasit A. N. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe për përcaktimin e shkakut të zjarrit.
DVP Tiranë-Finalizohet operacioni policor i koduar “Multiple”, si rezultat i kontrolleve të pandërprera në subjekte të ndryshme, për të parandaluar dhe goditur organizimin e kundërligjshëm të lojërave të fatit.U kapën në flagrancë, duke vënë baste sportive përmes celularëve, vihen në pranga 5 shtetas dhe u sekuestrohen celularët.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, si rezultat i kontrolleve në lokale dhe në ambiente të tjera, në zonën e Kombinatit, ku mund të organizohen lojëra fati në kundërshtim me ligjin, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Multiple”.Si rezultat i këtij operacioni, janë evidentuar dhe goditur 5 raste të vënies së basteve sportive, përmes celularëve. Në përfundim të veprimeve hetimore për këto raste, u arrestuan në flagrancë shtetasit: Xh. Ç., 24 vjeç, B. Sh., 47 vjeç, E. H., 25 vjeç, E. L., 24 vjeç, R. L., 31 vjeç, si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi A. Xh., 45 vjeç.Gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë, në lokale të ndryshme, në Kombinat, 5 shtetasit e arrestuar u kapën në flagrancë duke vënë baste sportive, përmes celularëve. Ndërkaq, 45-vjeçari në hetim kishte marrë me qira njërin nga lokalet ku kryhej kjo veprimtari e kundërligjshme.Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan 6 aparate celulare.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Tiranë-Vihet në pranga njëri nga autorët e dyshuar të ngjarjes së ndodhur me datë 21 janar, në rrugën Vaso Pasha.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, kanë ndaluar shtetasin M. H., 27 vjeç, banues në Tiranë.27-vjeçari, ishte shpallur në kërkim pasi me datë 21 janar, në rrugën “Vaso Pasha”, në një lokal, në bashkëpunim me shtetasin E. H., (aktualisht në kërkim), kanë goditur me mjet prerës shtetasin E. D.Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Shkodër – Më datë 26.01.2023, në banesën e shtetasit F. M., 50 vjeç, banues në Shkodër, është gjetur një predhë plumbi, që dyshohet të ketë rënë aksidentalisht, duke shkaktuar dëmtimin e grilës së dritares. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Pukë – Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pukë u bë ndalimi i shtetasit Sh. G., 44 vjeç, banues në Pukë, pasi dyshohet se ka kryer vepra të turpshme me një shtetase të mitur. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vepra të turpshme.
Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 76 shtetas, konkretisht: 27 shtetas janë vënë në pranga, 43 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve të shpallur në kërkim, vijojnë punën intensivisht, strukturat e Policisë.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 8 raste-3 shtetas janë vënë në pranga dhe 9 shtetas të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e armëmbajtjes pa leje, janë evidentuar 2 raste-1 shtetas është vënë në pranga dhe 1 shtetas është proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 3 raste-1 shtetas është vënë në pranga dhe 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve ekonomike janë evidentuar 4 raste- 1 shtetas është vënë në pranga dhe 5 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Për veprat penale dhe objekt kalimin e paligjshëm të kufirit, janë evidentuar 6 raste- 6 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Për veprat penale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë janë evidentuar 9 raste, 4 prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, në drejtim të të cilave vijon punën Policia, ndërsa për rastet e tjera-5 shtetas janë vënë në pranga, 3 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 3 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë. Është evidentuar 1 rast i vjedhjes së energjisë elektrike, me 1 shtetas të shpallur në kërkim.
Në fushën e krimit mjedisor dhe veprave penale dhe objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 5 raste, njëri prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, për rastet e tjera- 5 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 4 raste të veprës penale “Dhuna në familje”- 3 shtetas janë vënë në pranga dhe 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 12 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.
Është evidentuar nga 1 rast i veprave penale: “Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industrialë dhe ushqimorë”, “Kanosja për shkak të detyrës”, “Fyerja” dhe “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike” me 5 shtetas në total, të proceduar në gjendje të lirë.
Gjithashtu, janë evidentuar: 5 raste të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, me 5 shtetas të vënë në pranga dhe 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë; 2 raste të veprës penale “Vetëgjyqësia”, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë; 2 raste të veprës penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit”, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë; 2 raste të veprës penale “Ndërhyrje të padrejta në jetën private”, njëri prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, ndërsa rasti tjetër me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Është evidentuar edhe nga 1 rast i veprave penale: “Ngacmimi seksual”, me 1 shtetas të vënë në pranga; “Goditjet për shkak të detyrës”, me 2 shtetas të shpallur në kërkim dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, me 1 shtetas të vënë në pranga.
1 shtetas është ndaluar për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik”
Në të gjithë vendin kanë ndodhur 4 aksidente rrugore, si pasojë e të cilave 6 shtetas janë dëmtuar. Janë evidentuar në total 9 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor- 6 shtetas janë vënë në pranga dhe 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e mjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.