Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Lushnjë/Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin I. E., 49 vjeç, banues në Lushnjë, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, pasi dyshohet se ka kanosur me mjet prerës (thikë) dhe ka goditur me grushte, një shtetas, për dhënien e një shume parash.
Mallakastër/Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër arrestuan në flagrancë shtetasin F. Z., 24 vjeç, banues në Ballsh, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke lëvizur me automjet, ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për vjedhje.Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
DVP Tiranë-Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Trading”, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare.Mashtronin shtetas të huaj, përmes telefonit, për të investuar në bursa fiktive, vihen në pranga 2 shtetas.Sekuestrohen laptopë, aparate celulare dhe USB që përmbanin të dhëna të ndryshme të shtetasve të huaj që dyshohet se janë mashtruar, për të investuar në bursa fiktive.Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Trading”.Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:- R. M., 26 vjeç dhe S. H., 23 vjeç, të dy banues në Tiranë.Shtetasit R. M. dhe S. H. administronin një subjekt të palicencuar, me aktivitet të padeklaruar në organet kompetente, në rrugën “Egnatia”, të cilin e kishin përshtatur si call center. Gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë, ata janë kapur në flagrancë gjatë kohës që po mashtronin një shtetas të huaj, për të investuar në bursë fiktive. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se dy të arrestuarit telefononin shtetas të huaj, u prezantoheshin si agjentë shitjesh dhe përmes mashtrimit, i bindnin ata që të investonin në bursën fiktive Forex.Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale laptopë, aparate celulare dhe USB që përmbanin të dhëna të ndryshme të shtetasve të huaj që dyshohet se janë mashtruar, për të investuar në bursa fiktive.Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Tiranë/Vihen në pranga 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin A. M., 41 vjeç, banues në Tiranë, pasi në një lokal, në rrugën “Teodor Keko”, i ka vjedhur telefonin një shtetasi (kamerier i lokalit).
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:
V. D., 48 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, nën efektin e alkoolit;
R. D., 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin M. S. Si pasojë janë dëmtuar drejtuesit e dy automjeteve dhe pasagjerja e njërit nga automjetet, shtetasja A. K., 27 vjeçe (punonjëse policie, jashtë orarit të shërbimit), të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë kanë referuar materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin M. H., 48 vjeç, banues në fshatin Memzotaj, pasi disa nxënës të shkollës së këtij fshati kanë deklaruar se nuk janë ndjerë mirë pas konsumimit të disa produkteve që kanë blerë në dyqanin e këtij shtetasi.
Më datë 24.01.2023, shtetasi S. Y., 25 vjeç, ka kallëzuar se në Laprakë, në afërsi të vendit të quajtur “Guintash”, gjatë natës, i kanë vjedhur automjetin. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar, si dhe për gjetjen e automjetit.
Në rrugën “Teodor Keko”, gjatë natës, është vjedhur një shumë parash, në një zyrë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
DVP Korçë/Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin M. K., 35 vjeç, banues në Bilisht, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”. Ky shtetas ka prishur qetësinë publike, mbrëmjen e djeshme, pasi në oborrin e banesës së tij, ka qëlluar në ajër, me një armë gjahu të cilën babai i tij e dispononte me leje. Arma e gjahut u bllokua në cilësinë e provës materiale.
DVP Dibër/Finalizohet operacioni policor proaktiv i koduar “Deepened”.Zbardhet ngjarja e ndodhur në qershor të vitit 2022, në Peshkopi, ku mbeti i plagosur rëndë 60-vjeçari N. B., i cili më pas humbi jetën, në spital.Zbardhja e ngjarjes, si rezultat i hetimeve të thelluara, të zhvilluara nga strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër.Ekzekutohen masat e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me dashje”, kryer në bashkëpunim, për 3 shtetas të cilët ishin nën hetim, për këtë ngjarje, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve kundër Personit, të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër, si rezultat i një pune hetimore të pandërprerë, në vijim të hetimeve të thelluara për zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të një ngjarjeje të ndodhur në qershor të vitit 2022, në fushën e krimeve kundër personit, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Deepened”, si rezultat i të cilit u bë ekzekutimi i masave të sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasit:E. T., 49 vjeç, A. T., 64 vjeç dhe L. K., 53 vjeç, të tre banues në Peshkopi.Nga tërësia e hetimeve të thelluara dyshohet se më datë 26.06.2022, në lagjen “Kamen”, Peshkopi, pranë lokalit të shtetasit L. K., pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi E. T., në bashkëpunim me shtetasit A. T., L. K. dhe O. T. (i arrestuar më parë), kanë plagosur rëndë 60-vjeçarin N. B., i cili si pasojë e dëmtimeve të marra humbi jetën në spital, dy ditë pas ngjarjes.Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër ka urdhëruar ekzekutimin e vendimit penal të Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, e cila ka caktuar për secilin nga këta shtetas, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me dashje”, kryer në bashkëpunim.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Port Durrës/Kontrolle të shtuara nga Policia Kufitare, për parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare.Goditet në port, një rast i tentativës për trafikim të veprave të artit.Vihet në pranga një 32-vjeçar nga Kosova. Sekuestrohen 7 vepra arti (skulptura), të dyshuara si vepra arti.Shërbimet e PKK Port Durrës, si rezultat i kontrolleve të shtuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e trafiqeve të paligjshme dhe kontrabandës, si dhe bazuar në analizën e riskut, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Durrës, goditën një rast të tentativës për trafikim të veprave të artit.Shërbimet e Policisë kanë kaluar për kontroll të detajuar, në vijën e dytë, automjetin tip “Benz” që drejtohej nga shtetasi V. B.Gjatë kontrollit të ushtruar në bagazhin e automjetit që drejtonte ky shtetas, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 7 vepra arti (skulptura) për të cilat 32-vjeçari nuk dispononte asnjë dokument që vërtetonte origjinën e tyre apo pronësinë mbi to.Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin V. B., 32 vjeç, banues në Kosovë, për veprat penale “Trafikimi i veprave të artit dhe kulturës” dhe “Kontrabanda me mallra të tjera”.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
DVP Berat-Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, për një aksident në rrugën “Antipatrea”, ku shtetasi D. D., duke drejtuar automjetin, kishte aksidentuar shtetasin Xh. B., 72 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë, ju bëjmë me dije se: Shërbimet e Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin D. D., 59 vjeç, banues në lagjen “Muzakaj”, Berat, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.
Durrës/Në Komisariatin e Policisë Durrës, ka kallëzuar shtetasi M. T., 67 vjeç, banues në Durrës, se ka humbur kontaktet që prej datës 20.01.2023, me djalin e tij, shtetasin M. M., 34 vjeç. Po punohet për gjetjen e tij.
DVP Durrës/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 3 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Durrës:
-arrestuan në flagrancë shtetasin A. S., 25 vjeç, banues në Kameras, Krujë, pasi në aksin rrugor “Fushë Krujë-Derven”, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasen V. B. (këmbësore), 45 vjeçe, banuese në Luz, Krujë. 45-vjeçarja ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve;
-referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. Ç., 28 vjeç, banues në lagjen nr.1, Durrës, pasi në rrugën “Dëshmorët”, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar një 13-vjeçar që lëvizte me biçikletë. 13-vjeçari ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve;
-referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. T, 35 vjeç, banues në lagjen nr.13, Durrës, pasi në Shijak, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasen N. D. (këmbësore), 45 vjeçe, banuese në Shijak, e cila pasi mori asistencën mjekësore në spital, u largua në banesë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. M., 40 vjeç, banues në lagjen nr. 17, Durrës, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj ish-bashkëjetueses së tij.Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Durrës/Më datë 24.01.2023, rreth orës 10:30, është gjetur e pajetë dhe pa shenja dhune, në banesën e saj, në lagjen nr.18, Durrës, shtetasja B. M., 84 vjeçe. Paraprakisht, dyshohet se kjo shtetase e ka humbur jetën nga shkaqe natyrale.
Krujë/Informacion paraprak- Në fshatin Kameras, Krujë, 2 shtetas ende të paidentifikuar, janë futur në banesën e shtetases E. K., dhe i kanë marrë 800 euro. Shërbimet e Policisë, menjëherë pas marrjes së njoftimit, kanë shkuar në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.
Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 74 shtetas, konkretisht: 24 shtetas janë vënë në pranga, 45 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve të shpallur në kërkim, vijojnë punën intensivisht, strukturat e Policisë.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 4 raste-1 shtetas është vënë në pranga, 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 2 shtetas të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e armëmbajtjes pa leje, janë evidentuar 3 raste-3 shtetas janë vënë në pranga dhe 1 shtetas është shpallur në kërkim.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 6 raste-5 shtetas janë vënë në pranga dhe 7 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve ekonomike janë evidentuar 6 raste, njëri prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, për të cilin Policia vijon punën. Për rastet e tjera- 4 shtetas janë vënë në pranga dhe 4 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë. Është evidentuar edhe një rast i falsifikimit të dokumenteve, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Për veprat penale dhe objekt kalimin e paligjshëm të kufirit, janë evidentuar 3 raste- 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Për veprat penale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë janë evidentuar 5 raste, 1 prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, në drejtim të të cilit vijon punën Policia, ndërsa për rastet e tjera-3 shtetas janë vënë në pranga, 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 6 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë. Është evidentuar 1 rast i vjedhjes së energjisë elektrike, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 1 shtetas të shpallur në kërkim.
Në fushën e krimit mjedisor dhe veprave penale dhe objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 7 raste- 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 5 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 5 raste të veprës penale “Dhuna në familje”-6 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 10 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.
Është evidentuar nga 1 rast i veprave penale: “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”, “Dhunimi i banesës”, “Importimi, prodhimi, shitja dhe ruajtja e ushqimeve të rrezikshme për shëndetin ose jetën e njerëzve” dhe “Përndjekja”, me 5 shtetas në total, të proceduar në gjendje të lirë.Gjithashtu, është evidentuar 1 rast i: organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, me 1 shtetas të vënë në pranga; veprës penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, me 1 shtetas të shpallur në kërkim; veprës penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe veprës penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, me 1 shtetas të vënë në pranga.
1 shtetas është ndaluar për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, si dhe janë evidentuar 2 raste të veprave penale “Prishja e qetësisë publike”, me 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë, dhe “Ndërhyrje të padrejta në jetën private”, njëri prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, ndërsa rasti tjetër rezulton me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Në të gjithë vendin kanë ndodhur 5 aksidente rrugore, si pasojë e të cilave 1 shtetas ka humbur jetën dhe 6 të tjerë janë dëmtuar. Janë evidentuar në total 13 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor- 8 shtetas janë vënë në pranga dhe 6 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e mjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.