Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Durrës-Finalizohet megaoperacioni policor i koduar “Krahët e krimit”, si rezultat i të cilit, në një banesë 4-katëshe:
-në një ambient me mur të dyfishtë, u gjet i fshehur një arsenal armësh, i përbërë nga 10 kallashnikovë, 1 pushkë, 1 automatik shars, granata dore, një hark luftarak, një jelek antiplumb, një palë dylbi dhe municion luftarak që u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Këto armë do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore, për të përcaktuar nëse janë përdorur për ngjarje kriminale të ndodhura më parë;
-u zbuluan 2 ambiente të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike, me llamba, prej ku u sekuestruan 444 bimë narkotike kanabis, 222 llamba elektrike dhe pajisje të tjera që i shërbenin kësaj veprimtarie kriminale.
Për këto veprimtari kriminale, u arrestua në flagrancë shtetasi F. K., 46 vjeç, banues në Sallmone, Shijak, si dhe u shpall në kërkim vëllai i tij, shtetasi S. K., 43 vjeç, shtetas me precedent të mëparshëm kriminal në fushën e armëmbajtes pa leje.
Tiranë-Finalizohet me sukses, si rezultat i një hetimi disamujor me metoda proaktive, operacioni policor i koduar “Barnat”.Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës.Tregtonin barna të kontrabanduara, që i mbanin në një depo farmaceutike, vihet në pranga 1 shtetas, procedohet penalisht bashkëshortja e tij.Sekuestrohen barna të kontrabanduara, me vlerë 30 000 euro.Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e kontrabandës me mallra, pas një pune të mirëfilltë hetimore disamujore të ndjekur me metoda proaktive, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Barnat”.Si rezultat i operacionit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. Dh., 59 vjeç, banues në Tiranë, si dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen M. Dh., 56 vjeçe, banuese në Tiranë (bashkëshortja e shtetasit K. Dh.)Shtetasi K. Dh. dhe bashkëshortja e tij administronin një depo farmaceutike në rrugën “Mihal Duri”, në të cilën, gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi të konsiderueshme barnash, të dyshuara të kontrabanduara, të cilat arrijnë vlerën rreth 30 000 euro.Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
-Në Stacionin e Policisë Dimal, ka kallëzuar shtetasi A. M., 50 vjeç, se më datë 23.01.2023, është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, motra e tij, shtetasja E. M., 43 vjeçe, banuese në Dimal, e cila sipas deklarimit të 50-vjeçarit, vuan nga probleme të shëndetit mendor. Vijon puna për gjetjen e saj.
Tiranë/Vihen në pranga 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin E. T., 37 vjeç, pasi në Rrugën e Elbasanit, i ka vjedhur me dhunë varësen shtetases Z. H.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 ndaluan shtetasin F. M., 21 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Mashtrimi”.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin A. Ll., 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasin E. D. Si pasojë janë dëmtuar drejtuesit e dy automjeteve dhe pasagjerët, të cilën ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë referuar materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetasve L. Z. dhe A. G., pasi kanë kanosur me fjalë shtetasin M. D.
Sqarim/Në lidhje me një lajm të publikuar në media, për një shtetas të plagosur me mjet prerës, në një lokal, në rrugën “Vaso Pasha”, ju sqarojmë se ngjarja nuk është fshehur, por për arsye hetimi, me qëllim identifikimin e autorëve, nuk është bërë publike. Në lidhje me këtë ngjarje, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, është punuar intensivisht për identifikimin e autorëve. Në vijim të veprimeve për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 kanë shpallur në kërkim shtetasit M. H., 27 vjeç dhe E. H., 27 vjeç, pasi kanë goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin E. D., 40 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spitalin, nën kujdesin e mjekëve.Ndërsa në lidhje me arrestimin e shtetasit I. H., ju informojnë se lajmi është pasqyruar në ëeb-in zyrtar të Policisë së Shtetit, në raportin e datës 20 janar 2023, si më poshtë: Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin I. H., 61 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë një interviste për një televizion, ka paralajmëruar se do të hakmerret për prishjen e banesës së tij, në rrugën “5 Maji”.Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
DVP Fier/Vihen në pranga 5 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasit:
-S. E., 35 vjeç, banues në Fier, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin që drejtohej nga ky shtetas, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, 1 mjet prerës (thikë) dhe 2 shkopinj gome, si ato të Policisë;
-J. B., 32 vjeç, banues në Fier, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim R. O., 31 vjeç, banues në Pogradec, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Lushnjë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”
Po nga këta specialistë u ndalua shtetasi L. A., 42 vjeç, banues në Lushnjë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëshortes së tij dhe djalit të tyre të mitur.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Fier arrestuan shtetasin I. M., 62 vjeç, banues në Fier, pasi u kap nga shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për një shtetas 17 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan, disa doza lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa.
U referuan materialet në Prokurori dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve pasi në fshatin Ballagat, Lushnjë, janë vjedhur targat e automjetit në pronësi të shtetases B. Ç.
U referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për vlerësim, për shtetasit M. T., 45 vjeç dhe A. T., 56 vjeç, banues në fshatin Kurjan, pasi pa lejen e autoriteteve përkatëse, kanë shtruar me gurë (çakull), 200 metra rrugë, në këtë fshat.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Sarandë-Plagosi me mjet prerës (thikë) një shtetas, shpallet në kërkim 38-vjeçari.Vijon intesivisht puna për kapjen e tij.Mëngjesit e sotëm, në ambientet e një lokali në Sarandë, dyshohet se shtetasi E. G., 38 vjeç, për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin S. N., 43 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.38-vjeçari i larguar menjëherë nga vendngjarja, është shpallur në kërkim nga shërbimet e Policisë. Vijojnë kontrollet, me qëllim kapjen dhe nxjerrjen e tij, përpara përgjegjësisë penale.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme hetimore në lidhje me këtë rast.
Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 76 shtetas, konkretisht: 18 shtetas janë vënë në pranga, 54 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve të shpallur në kërkim, vijojnë punën intensivisht, strukturat e Policisë.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 4 raste-1 shtetas është vënë në pranga dhe 3 shtetas të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e armëmbajtjes pa leje, janë evidentuar 5 raste-2 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 12 raste-3 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 18 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve ekonomike janë evidentuar 8 raste- 2 shtetas janë vënë në pranga dhe 6 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Për veprat penale dhe objekt kalimin e paligjshëm të kufirit, janë evidentuar 2 raste-1 shtetas është vënë në pranga dhe 1 shtetas tjetër është proceduar në gjendje të lirë.
Për veprat penale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë janë evidentuar 9 raste, 4 prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, në drejtim të të cilëve vijon punën Policia, ndërsa për rastet e tjera-4 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 3 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë. Janë evidentuar 2 raste të vjedhjes së energjisë elektrike-2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimit mjedisor dhe veprave penale dhe objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 2 raste- 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 4 raste të veprës penale “Dhuna në familje”-2 shtetas janë vënë në pranga dhe 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 9 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.
Është evidentuar nga 1 rast i veprave penale: “Vetëgjyqësia”, “Trafikimi i mjeteve motorike”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Braktisja e kafshës të shoqërimit “, me 5 shtetas në total, të proceduar në gjendje të lirë.Gjithashtu, është evidentuar 1 rast i veprës penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, me autorë ende të paidentifikuar, në drejtim të të cilin vijon punën, Policia.
Në të gjithë vendin kanë ndodhur 7 aksidente rrugore, si pasojë e të cilave 1 shtetas ka humbur jetën dhe 7 të tjerë janë dëmtuar. Janë evidentuar në total 20 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor 2 prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, ndërsa për rastet e tjera-8 shtetas janë vënë në pranga dhe 11 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e mjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.