DVP Korçë – Procedohen në gjendje të lirë 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. S., 22 vjeç, banues në fshatin Rëmbec, Maliq, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, pasi gjatë një konflikti, ka goditur me grushte një shtetas të mitur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. P., 19 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale “Vjedhja”, mbetur në tentativë, pasi në lagjen nr. 1, Pogradec, ka tentuar t’i vjedhë një 20-vjeçari, një shumë parash dhe një celular.

Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. T., 53 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, pasi në lagjen nr. 1, Pogradec, u kap duke kryer punime ndërtimi, pa leje.

Materialet i kaluan prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec, për veprime të mëtejshme.