Raporti ditor i ngjarjeve, 18 janar 2023

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Durrës-Finalizohet operacioni policor i koduar “Kthimi”.I morën 5000 m² tokë një shtetasi, duke e përvetësuar dhe regjistruar në hipotekë si të tyren, nëpërmjet dokumenteve të falsifikuara, kapen dhe vihen në pranga 3 shtetas.Vihen në pranga ish-juristi i hipotekës së Durrësit dhe 2 shtetasit që përfituan nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve, tokën e një shtetasi tjetër.Ndaj këtyre 3 shtetasve, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të falsifikimit të dokumenteve me qëllim përfitimin, bazuar dhe në inteligjencën informative, pas një hetimi disamujor me metoda proaktive, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqesor Durrës, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Kthimi”.Në kuadër të këtij operacioni u bë e mundur kapja dhe ekzekutimi i masave të sigurisë “Arrest në burg” për shtetasit:A. I., 60 vjeç, ish-jurist i hipotekës së Durrësit;  Z. D., 72 vjeç, dhe F. I., 68 vjeç, banues në Durrës.Bazuar në provat e siguruara gjatë hetimit proaktiv, të kryer nga specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Prokurorinë, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, më datë 15.01.2023, ka caktuar për këta shtetas masat e sigurisë  “Arrest në burg”, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe  “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim.Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke përdorur dokumente të falsifikuara, i kanë marrë rreth 5000 m² tokë një shtetasi, të cilën e kanë përvetësuar dhe regjistruar në hipotekë si të tyren.Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijojnë hetimet për dokumentimin e rasteve të tjera të kryera nga këta shtetas, si dhe për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

PKK Bllatë/Evidentohet dhe goditet një rast i tentativës për të futur në vendin tonë, sasi nafte të kontrabanduar.Arrestohet në flagrancë 34-vjeçari që e transportonte naftën e kontrabanduar, me automjet.Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Bllatë, në bashkëpunim me specialistët e seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Dibër, bazuar në analizën e riskut, si dhe në vijim të kontrolleve ndaj shtetasve dhe mjeteve me të cilat ata lëvizin, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve kufitare, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, kanë kaluar për kontroll në vijën e dytë, automjetin tip “Audi Q7”, me drejtues shtetasin K. B., 34 vjeç.Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin që drejtonte 34-vjeçari, shërbimet e Policisë gjetën një sasi nafte të dyshuar të kontrabanduar, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u arrestua në flagrancë shtetasi K. B. 34 vjeç, për veprën penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë”.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprime të mëtejshme.

Tepelenë-Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tepelenë, në përfundim të veprimeve hetimore të kryera nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për ngjarjen e ndodhur në datën 16.01.2023, në vendin e quajtur “Zona industriale”, Tepelenë, ku disa shtetas kanë goditur me mjete të forta shtetasin K. L., 59 vjeç, banues në Tepelenë (mësues), kanë ndaluar njërin prej autorëve të dyshuar, shtetasin:A. G., 29 vjeç, banues në Tepelenë, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim dhe “Vetëgjyqësia”.Vijon puna intensive për identifikimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të bashkëpunëtorëve të tij.Gjithashtu, në vijim të veprimeve hetimore, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tepelenë u bë ndalimi i shtetasit të dëmtuar K. L., 59 vjeç, për veprat penale “Ngacmimi seksual” dhe “Kallëzimi i rremë”.Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi nga kallëzimet e marra në lidhje me këtë rast, dyshohet se ai ka ngacmuar seksualisht 2 shtetase të mitura.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Vorë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Recidivistët”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë.Si rezultat i punës profesionale hetimore të Komisariatit të Policisë Vorë, falë dhe ndihmës nga qytetarët, zbardhen 5 vjedhje të ndodhura gjatë muajit janar.Vihet në pranga një 16-vjeçar, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij, të dy të dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.Sekuestrohen një automjet dhe mjete (pinca, kaçavida) që autorët i përdornin për të kryer vjedhjet.Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vorë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Recedivistët”.Si rezultat u arrestua në flagrancë një shtetas 16-vjeçar, banues në Sukth, si dhe u shpall në kërkim shtetasi D. A., 28 vjeç, banues në Vorë, të dy të dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar shtetasit e mësipërm gjatë kohës që po tentonin të vidhnin në një magazinë, në fshatin Sakosë. 16-vjeçari është vënë në pranga, ndërsa shtetasi D. A., sapo ka parë punonjësit e Policisë, është larguar.Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këra shtetas janë autorë edhe të disa vjedhjeve të tjera, konkretisht:Më datë 13.01.2023, në fshatin Xhafzotaj, dyshohet se kanë vjedhur në një servis makinash;Më datë 14.01.2023, në fshatin Marqinet, dyshohet se kanë vjedhur në banesën e shtetasit I. P.;Më datë 17.01.2023, në fshatin Marqinet, dyshohet se kanë vjedhur në banesën e shtetasit A. K., si dhe në biznesin e shtetasit D. J.Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një automjet dhe mjete (pinca, kaçavida) që autorët i përdornin për të kryer vjedhjet.Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 83 shtetas, konkretisht: 26 shtetas janë vënë në pranga, 44 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 13 shtetas, për vepra të ndryshdhe penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve janë shpallur në kërkim, vijojnë punën intensivisht, strukturat e Policisë.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 7 raste-4 shtetas janë vënë në pranga dhe 7 shtetas të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e armëmbajtjes pa leje, është evidentuar 1 rast i mbajtjes së armëve të ftohta-1 shtetas është proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 9 raste, njëri prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, ndërsa për rastet e tjera-1 shtetas është vënë në pranga dhe 8 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve ekonomike janë evidentuar 6 raste- 2 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë. Janë evidentuar 3 raste të falsifikimit të dokumenteve-4 shtetas janë vënë në pranga dhe 1 shtetas është proceduar në gjendje të lirë.

Për veprat penale dhe objekt kalimin e paligjshëm të kufirit, janë evidentuar 3 raste-1 shtetas është vënë në pranga dhe 2 shtetas të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.

Për veprat penale në fushën e vjedhjen së pronës dhe pasurisë janë evidentuar 15 raste, 7 prej tyre dhe autorë ende të paidentifikuar, në drejtim të të cilëve vijon punën Policia, ndërsa për rastet e tjera-2 shtetas janë vënë në pranga, 7 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 3 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimit mjedisor dhe veprave penale dhe objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 9 raste- 1 shtetas është vënë në pranga, 5 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 3 raste të veprës penale “Dhuna në familje”-1 shtetas është vënë në pranga dhe 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 9 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.

Është evidentuar nga 1 rast i veprave penale: “Përndjekja”, “Marrja e padrejtë e fëmijës” dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, me 3 shtetas në total, të proceduar në gjendje të lirë. Janë evidentuar 2 raste të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, me 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë; 2 raste të veprës penale “Vetëgjyqësia”, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë dhe 2 raste të veprës penale “Moskallëzimi i krimit”, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë. Është evidentuar 1 rast i veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë, dhe 1 shtetas tjetër është ndaluar po për këtë vepër penale. Gjithashtu, është evidentuar 1 rast i veprës penale “Ngacmimi seksual”, me 1 shtetas të vënë në pranga.

Në të gjithë vendin kanë ndodhur 6 aksidente rrugore, si pasojë e të cilave 1 shtetas ka humbur jetën dhe 9 të tjerë janë dëmtuar. Janë evidentuar në total 13 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor njëri prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, ndërsa për rastet e tjera-8 shtetas janë vënë në pranga dhe 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e mjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.