Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.
Dibër-Finalizohet faza e katërt e operacionit policor të koduar “SMUGGLING”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.Ekzekutohen masat e sigurisë “Arrest në burg”, për 2 shtetas.Gjatë 3 fazave të tjera të operacionit, i cili ka nisur rreth 1 vit më parë, janë vënë në pranga 14 shtetas që e ushtronin këtë veprimtari kriminale, në formën e 2 grupeve.Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Dibër, në vijim të punës hetimore të zhvilluar nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër, në kuadër të operacionit policor të koduar “SMUGGLING”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kanë organizuar fazën e katërt të këtij operacioni.Gjatë kësaj faze u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, e cila ka vendosur masat e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, për shtetasit:M. Z., 28 vjeç, banues në Shkodër dhe R. Gj., 23 vjeç, banues në Tiranë.Nga hetimet e kryera dhe provat e siguruara ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me shtetasit e arrestuar gjatë 3 fazave të mëparshme të operacionit “SMUGGLING”, u kanë dhënë ndihmë, kundrejt pagesave, shtetasve me origjinë siriane, për kalimin e paligjshëm nga Shqipëria në drejtim të vendeve të BE-së.Vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal dhe kapjen e atyre të shpallur në kërkim.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprime të mëtejshme.
Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 48 shtetas, konkretisht: 9 shtetas janë vënë në pranga, 39 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 4 shtetas, për vepra të ndryshdhe penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve janë shpallur në kërkim, vijojnë punën intensivisht, strukturat e Policisë.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 7 raste-2 shtetas janë vënë në pranga dhe 7 shtetas të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e armëmbajtjes pa leje, janë evidentuar 3 raste-3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 7 raste-1 shtetas është vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 6 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve ekonomike janë evidentuar 4 raste- 6 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë. Është evidentuar 1 rast i falsifikimit të dokumenteve-1 shtetas është vënë në pranga dhe 1 shtetas është proceduar në gjendje të lirë.
Për veprat penale dhe objekt kalimin e paligjshëm të kufirit, janë evidentuar 4 raste-3 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 3 shtetas të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.
Për veprat penale në fushën e vjedhjen së pronës dhe pasurisë janë evidentuar 8 raste, 4 prej tyre dhe autorë ende të paidentifikuar, në drejtim të të cilëve vijon punën Policia, ndërsa për rastet e tjera-2 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 1 tjetër është proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimit mjedisor dhe veprave penale dhe objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 4 raste- 1 shtetas është vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i veprës penale “Dhuna në familje”-1 shtetas është proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 9 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.
Është evidentuar nga 1 rast i veprave penale: “Shpërdorimi i detyrës”, “Trafikimi i mjeteve motorike”, “Kallëzimi i rremë” dhe “Braktisja e kafshës të shoqërimit”- 4 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, 1 shtetas është ndaluar për veprën penale “Deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore” dhe 1 tjetër është shpallur në kërkim për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, mbetur në tentativë.
Në të gjithë vendin ka ndodhur 1 aksident, si pasojë e të cilit 1 shtetas është dëmtuar. Janë evidentuar në total 5 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor- 1 shtetas është vënë në pranga dhe 4 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e mjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.