Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara në parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të paligjshmërisë.
Gjatë 72 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 220 shtetas, nga këta: 67 janë të arrestuar, 9 janë ndalur dhe 144 po procedohen në gjendje të lirë.
Janë ndalur 8 shtetas, pasi ishin shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 26 raste në të gjithë territorin, me 9 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 27 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit në gjithë territorin gjatë 72 orëve të fundit janë evidentuar 20 raste, konkretisht: 6 raste të “Kanosja”, 8 raste të “Plagosja e lehtë me dashje”, 5 raste të “Dëmtime të tjera me dashje”, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë dhe 1 rast i “Vrasja”, në qarkun Vlorë, me 3 autorë të arrestuar në flagrancë.
Janë evidentuar 18 raste të dhunës në familje në të gjithë territorin, me 4 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 14 autorë që po procedohen në gjendje të lirë, si edhe janë plotësuar 30 kërkesë-padi për urdhër mbrojtje të menjëhershme.
Janë evidentuar 4 raste të armëmbajtjes pa leje, 2 në qarkun Tiranë, 1 në Shkodër dhe 1 në Fier, ku autorët janë arrestuar në flagrancë.
Në fushën e vjedhjes së pronës gjatë 72 orëve janë evidentuar 34 raste, 12 raste me 3 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 11 autorë që po procedohen në gjendje të lirë dhe 22 raste, për të cilat po punohet për identfikimin dhe kapjen e autorëve.
Në fushën e vjedhjes së energjisë elektrike janë evidentuar 2 raste, me 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 11 raste të “Ndërtimi pa leje”, në të gjithë vendin, me 11 autorë të proceduar në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i shkatërrimit të pronës, në qarkun Shkodër, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i “Organizimi i lotarive të palejura”, në qarkun Tiranë, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 7 shtetas që kanë kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, të cilët po procedohen në gjendje të lirë.
Gjatë 72 orëve të fundit në territorin e Shqipërisë janë evidentuar 18 raste aksidentesh, me 4 viktima dhe 20 të lënduar jashtë rrezikut për jetën.
Janë evidentuar dhe arrestuar 8 shtetas që drejtonin automjetet nën efektin e alkoolit, në të gjithë territorin.
Janë evidentuar dhe proceduar 22 shtetas që drejtonin automjetet pa u pajisur me leje drejtimi.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.