Durrës – Vihen në pranga 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin M. C., 20 vjeç, banues në lagjen nr. 17, pasi gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte 20-vjeçari, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi të vogël lënde të dyshuar lëndë narkotike kanabis.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin A. H., 26 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte 26-vjeçari, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një përforcuese grushti dhe një shkop metalik, si ata të Policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.