I përjetshëm kujtimi i heronjve tanë!
Mesditën e sotme, me rastin e përvjetorit jubilar, të 110-të të themelimit të Policisë së Shtetit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku, së bashku me familjarë të Dëshmorëve të Policisë, vendosi kurora me lule, në memorialin përkujtimor të Dëshmorëve të Policisë së Shtetit, të rënë në krye ose për shkak të detyrës.
Drejtori i Përgjithshëm shprehu mirënjohjen e pakufishme dhe ndërimet më të larta, për Dëshmorët e Policisë së Shtetit, njëkohësisht Dëshmorë të Atdheut, gjaku i të cilëve qëndron në flamurin kombëtar dhe në themelet e kombit shqiptar. Gjithashtu, Drejtori u shpreh se kujtimi dhe emri i secilit prej ish-kolegëve të rënë gjatë përballjes me krimin, është një motiv i fortë pse Policia e Shtetit është sot më e angazhuar se kurrë, për ta ruajtur të denjë simbolin kombëtar, jetën dhe pronën e çdo qytetari.
Muhamet Rrumbullaku: “Për Dëshmorët e Policisë së Shtetit, 110 vjet janë epitafe, çmimi i jetës së tyre, drita e prehjes që ndriçon kolegët në majat e thepisura, në shtratet e sipërfaqeve ujore, në rrugët e vendit dhe në skajet e tij”.
Lavdi veprës dhe sakrificës së Dëshmorëve të Policisë së Shtetit, në këtë përvjetor jubilar të idealit për të cilin ata dhanë jetën!