Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Shkodër/Informacion paraprak-Rreth orës 03:50, në lagjen Dobraç, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse, përpara banesës së shtetasit P. Sh., me detyrë shef i Seksionit për Hetimin e Krimeve, në Komisariatin e Policisë Shkodër.Si pasojë janë shkaktuar dëmtime të lehta në banesën e tij, si dhe është dëmtuar automjeti i tij.Grupi i posaçëm hetimor i ngritur për zbardhjen e kësaj ngjarjeje, nga veprimet e para hetimore, ka siguruar prova që do të çojnë në identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve. Nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, vijon puna për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Fier/Informacion paraprak-Plagosi me armë zjarri një shtetas, pas një konflikti të çastit, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar.Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika të shumta kontrolli, në të gjithë territorin e qarkut, me qëllim kapjen e tij.Rreth orës 13:15, në lagjen “11 janari”, dyshohet se pas një konflikti të çastit, shtetasi A. N., 52 vjeç, ka plagosur me armë zjarri, shtetasin D. M., 50 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.Vijon puna intensive për kapjen e shtetasit A. N.Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.
Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 66 shtetas, konkretisht: 16 shtetas janë vënë në pranga, 49 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe është shpallur në kërkim 1 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasit të shpallur në kërkim, vijojnë punën intensivisht, strukturat e Policisë.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 10 raste, me 3 shtetas të vënë në pranga dhe me 9 shtetas të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e armëmbajtjes pa leje, janë evidentuar 3 raste, me 2 shtetas të vënë në pranga dhe me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 9 raste, me 12 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve ekonomike janë evidentuar 4 raste, me 4 shtetas të proceduar në gjendje të lirë. Është evidentuar 1 rast i falsifikimit të dokumenteve, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Për veprat penale me objekt kalimin e paligjshëm të kufirit, janë evidentuar 4 raste me 4 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Për veprat penale në fushën e vjedhjen së pronës dhe pasurisë janë evidentuar 12 raste, 8 prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, në drejtim të të cilëve vijon punën Policia, ndërsa rastet e tjera rezultojnë me 2 shtetas të vënë në pranga dhe me 1 tjetër të shpallur në kërkim. Është evidentuar 1 rast i vjedhjes së energjisë elektrike, me 1 shtetas të vënë në pranga.
Në fushën e krimit mjedisor dhe veprave penale me objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 4raste, me 5 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 3 raste të veprës penale “Dhuna në familje”, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe me 2 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 4 kërkesë-padi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.
Është evidentuar nga 1 rast i veprave penale: “Trafikimi i mjeteve motorike”, “Kanosja për shkak të detyrës”, “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës” dhe “Moskallëzimi i krimit”, me 4 shtetas të proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, janë evidentuar 3 raste të veprës penale “Vetëgjyqësia”, me 4 shtetas të proceduar në gjendje të lirë; 1 rast i veprave penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”, me 1 shtetas të vënë në pranga; 1 rast i veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 2 raste të veprës penale “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar në total 9 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor, me 5 shtetas të vënë në pranga dhe me 4 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e mjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.