Pamje të operacionit policor të koduar “Subjekti”

Si rezultat i këtij operacioni u godit një tjetër grup kriminal, pjesëtarët e të cilit mashtronin operatorë ekonomikë, me qëllim përfitimin e shumave të mëdha të parave.

Në kuadër të këtij operacioni, u vunë në pranga, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kamëz, 3 shtetas dhe u shpallën në kërkim 2 të tjerë, të cilët mashtronin në disa biznese në Kamzë, duke përfituar shuma të mëdha parash në euro dhe në lekë. Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan 10 100 euro, 50 000 lekë të rinj, 2 automjete të përdorura për kryerjen e kësaj veprimtarie kriminale, fatura transaksionesh, 6 celularë dhe sende të tjera.

4 ditë më parë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Signal”, u godit një tjetër grup që kryente të njëjtën veprimtari kriminale, atë të mashtrimit në biznese të ndryshme, me qëllim fitimin. Si rezultat i këtij operacioni, u vunë në pranga 3 shtetas, si dhe u sekuestruan 142 600 euro të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.