Gjirokastër – Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim

Gjirokastër

Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, në vijim të punës për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të shpallur në kërkim, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit M. H., 19 vjeç, banues në Tiranë.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Apelit Gjirokastër, me vendimin e datës 01.06.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Materialet në ngarkim të shtetasit M. H. i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.