DVP Berat – Procedohen penalisht 2 shtetas

Vijojnë kontrollet nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat, në kuadër të operacionit policor të koduar “Lojtari”, për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit.

Evidentohet dhe goditet një rast i vënies së basteve sportive, nëpërmjet aparatit celular.

Procedohet penalisht 1 shtetas, sekuestrohet aparati i tij celular.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e lojërave të fatit, në kuadër të operacionit të koduar “Lojtari”, kanë organizuar kontrolle në lokale dhe në ambiente të ndryshme, të cilat mund të vihen në dispozicion për organizimin e lotarive të palejuara. Si rezultat i kontrolleve është evidentuar dhe goditur 1 rast i kësaj veprimtarie.

Në vijim të veprimeve u referuan materialet në prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin:

K. K., 26 vjeç, banues në Duhanas, Berat, pasi u kap nga Policia, në një lokal në fshatin Duhanas, Berat, duke vendosur baste sportive, nëpërmjet aparatit celular, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve u referuan materialet në prokurori dhe filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin H. K., 39 vjeç, banues në Berat, pasi në lagjen “30 Vjetori”, Berat, gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde lënde e dyshuar narkotike kanabis.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.