Durrës -Policia e Durrësit falë bashkëpunimit me qytetarët parandalon rastin e vjedhjes së një banese duke vënë në pranga autorin

Gjatë kapjes në flagrancë autori ka tentuar të godasë me mjet prerës punonjësin e policisë, por është neutralizuar nga efektivet e Policisë.

Arrestohet 29 vjeçari, me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes së pasurisë.

Patrulla e Përgjithshme në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, kanë bërë të mundur parandalimin e vjedhjes së banesës së shtetasit Sh.Gj në lagjen Nr.2 në Durrës.

Falë informacionit të marrë nga qytetarët dhe reagimit të shpejtë të punonjësve të rendit është mundësuar kapja në flagrancë e autorit dhe neutralizimi i tij, ku gjatë ndalimit ka tentuar të godasë me mjet prerës njërin prej punonjësve të policisë

Ndërhyrja me profesionalizëm ka bërë neutralizimin dhe prangosjen e shtetasi O.T., 29 vjeç, banues në Durrës
Gjithashtu, është dokumentuar me prova shkencore se shtetasi i mësipërm dyshohet se më datë 27.09.2019, në lagjen Nr.15 ka vjedhur banesën e shtetasit A.L.

Gjatë kontrollit fizik i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale një mjet prerës (thikë) dhe gërshërë .

Policia e Durrësit falënderon dhe fton çdo qytetar që për informacione që disponojnë në interes të rritjes së sigurisë të denoncojnë në numrin112 ose në Komisariatin Dixhital duke ju garantuar anonimat të sigurt dhe reagim të shpejtë e të paanshëm