Raporti ditor i ngjarjeve, Policia e Shtetit, 1 Tetor 2019

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Lushnjë/Informacion paraprak – Sot rreth orës 08:15, në një lokal në lagjen “Skënder Libohova”, Lushnjë, dy persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri automatike në drejtim të shtetasit B. H., 35 vjeç, i cili ka ndërruar jetë. Autorët janë larguar nga vendngjarja me një automjet dhe në ndjekje të tyre janë vënë shërbimet e Policisë Lushnjë. Policia ka ngritur pika të shumta kontrolli në hyrje-dalje të qytetit, në aksin rrugor Lushnjë – Tiranë, Lushnjë – Fier dhe Lushnjë – Berat. Për zbardhjen e ngjarjes menjëherë është ngritur grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Lushnjë. Një grup specialistësh nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit është nisur për t’i ardhur në ndihmë grupit hetimor me qëllim zbardhjen sa më shpejtë të ngjarjes.

 

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 103 shtetas, konkretisht: 14 janë arrestuar, 10 janë ndalur dhe 79 po procedohen në gjendje të lirë.

Janë ndalur 5 shtetas, pasi ishin shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 9 raste, në të gjithë territorin, me 7 autorë të proceduar.

Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 13 raste, konkretisht: 5 raste të “Kanosja”, 1 në Tiranë, 2 në Durrës, 1 në Fier dhe 1 në Vlorë; 3 raste të “Plagosja e lehtë me dashje”, 1 në Korçë, 1 në Fier dhe 1 në Vlorë dhe 5 raste të “Dëmtime të tjera me dashje”, 2 në Tiranë, 1 në Elbasan dhe 2 në Korçë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 6 raste të dhunës në familje, konkretisht: 3 në Tiranë, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë; 1 në Lezhë, me 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë; 1 në Fier dhe 1 në Vlorë, ku autorët janë arrestuar në flagrancëm dhe janë plotësuar 21 kërkesë – padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 10 raste, konkretisht: 2 në Tiranë dhe 1 në Fier, me 4 autorë të arrestuar në flagrancë; 1 në Elbasan, ku autori po procedohet në gjendje të lirë dhe 6 raste të tjera, për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Janë evidentuar 12 raste të veprës penale “Ndërtimi pa leje”, 3 në Tiranë, 1 në Elbasan, 1 në Korçë, 1 në Berat, 3 në Fier, 1 në Vlorë, 1 në Shkodër dhe 1 në Dibër, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Është evidentuar 1 rast i “Organizimi i lotarive të palejuara”, në qarkun Vlorë, me 3 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.

Në të gjithë territorin janë evidentuar 7 raste aksidentesh, me 8 të lënduar jashtë rrezikut për jetën.

Janë evidentuar dhe proceduar 5 shtetas që drejtonin mjetin pa leje drejtimi, 3 në Tiranë dhe 2 në Elbasan.

Janë evidentuar dhe proceduar 4 shtetas që kanë kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.