Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Qarku Vlorë/ Gjatë 12 orëve të fundit finalizohen 2 operacione policore, nga strukturat e DVP Vlorë.Operacioni policor i koduar “Bags”, nga Komisariati i Policisë Sarandë/Goditet 1 rast i tentativës për trafikim të lëndëve narkotike, drejt Greqisë, vihen në pranga 2 shtetas. Sekuestrohen rreth 5 kg kanabis.Operacioni policor i koduar “Electronics”, nga Komisariati i Policisë Vlorë/Zbardhen 2 raste të vjedhjes. Vihet në pranga 1 shtetas, procedohet penalisht 1 tjetër.Sarandë/Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë në bashkëpunim me institucionet e tjera ligjzbatuese, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, mbështetur dhe nga inteligjenca informative se 2 shtetas po tentonin të trafikonin lëndë narkotike nga Konispoli në drejtim të Greqisë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Bags”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve P. B., 42 vjeç, banues në Greqi dhe S. Q., 32 vjeç, banues në Vlorë.Pas lokalizimit të këtyre 2 shtetasve, në lagjen nr.3, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në dy çantat që ata kishin me vete, në të cilat kanë gjetur dhe sekuestruar rreth 5 kg lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, të ndarë në 4 pako.Vlorë/Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Electronics”, si rezultat i të cilit u ndalua shtetasi B. Ll., 36 vjeç, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim dhe u procedua penalisht shtetasi F. A., 36 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.Shtetasi B. Ll., në bashkëpunim me disa shtetas të tjerë, dyshohet se më datë 07.11.2022, ka vjedhur disa pajisje elektronike, në një dyqan, në lagjen “Pavarësia 3”, si dhe më datë 03.11.2022 ka tentuar të vjedhë në një dyqan tjetër me pajisje elektronike, në lagjen “Lef Sallata”, Vlorë.Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.Materialet për këto raste i kaluan Prokurorisë Sarandë dhe Prokurorisë Vlorë, për veprime të mëtejshme.
DVP Elbasan-Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Elbasan referuan materialet në prokurori, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit T. R., 34 vjeç dhe Xh. Z., 28 vjeç, banues në Elbasan, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë iu kanë gjetur dhe sekuestruar sasi të vogla të lëndëve të dyshuara narkotike kokainë, heroinë dhe kanabis.Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik referuan materialet në prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë, për veprën penale “Dhuna në familje”, për shtetasin S. H., 56 vjeç, banues në Belsh, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin A. H., 45 vjeç, banues në Librazhd, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 112 shtetas, konkretisht: 6 janë ndaluar, 12 janë arrestuar, 87 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 7 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 10 raste, me 1 shtetas të arrestuar dhe me 11 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 12 raste, me 1 shtetas të ndaluar, 4 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 9 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 3 raste të veprave penale në fushën e armëmbajtjes pa leje, me 1 shtetas të arrestuar dhe me 2 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar 11 raste, njëri prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, në drejtim të të cilit vijon puna nga ana e strukturave policore, ndërsa rastet e tjera rezultojnë me 1 shtetas të arrestuar, 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 8 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, është evidentuar 1 rast i veprave penale në fushën e falsifikimit, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e veprave penale me objekt vjedhjen e pasurisë janë evidentuar 8 raste, njëri prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, në drejtim të të cilit vijojnë punën strukturat e Policisë, ndërsa rastet e tjera rezultojnë me 3 shtetas të ndaluar, 2 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 4 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë. Janë goditur 2 raste të vjedhjes së energjisë elektrike, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimit mjedisor dhe veprave penale me objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 7 raste, njëri prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, ndërsa rastet e tjera rezultojnë me 1 shtetas të shpallur në kërkim, për lokalizimin dhe kapjen e të cilit vijon puna nga ana e strukturave policore, ndërsa rastet e tjera rezultojnë me 5 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 4 raste të veprës penale “Dhuna në familje”, me 4 shtetas të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 5 kërkesë-padi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.
Janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Vetëgjyqësia”, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë; 2 raste të veprës penale “Përndjekja”, me 1 shtetas të arrestuar dhe 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë dhe nga 1 rast i veprave penale “Goditje për shkak të detyrës”, “Moskallëzimi i krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” dhe “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”, me 6 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i veprës penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, me 1 shtetas të ndaluar dhe 3 raste të veprës penale “Kalimi i paligjshëm i kufijve”, me 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, është evidentuar 1 rast i organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, me 2 shtetas të arrestuar dhe 18 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Në të gjithë vendin kanë ndodhur 5 aksidente, si pasojë e të cilëve 6 shtetas janë dëmtuar. Janë evidentuar në total 20 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor, 2 prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, ndërsa rastet e tjera rezultojnë me 7 shtetas të arrestuar dhe me 11 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e mjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.