Efektivët e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë dhe të Komisariateve në varësi të saj, në shenjë solidariteti dhe humanizmi kanë kontribuar me ndihma në ushqime për banorët e zonës së Sanxhakut në Laç, të cilët u përmbytën si pasojë e motit të keq, dy ditë më parë

#ShqipëriSolidare 🤝

Gjatë paradites së sotme, punonjësit e Komisariatit të Policisë Kurbin kanë shpërndarë në familjet e prekura nga përmbytjet në Sanxhak, ndihmat e mbledhura nga kontributi i punonjësve të Policisë së Qarkut Lezhë. Të pranishëm ishin Prefekti i Qarkut Lezhë Z. Gjok Jaku, Kryetarja e Bashkisë Kurbin Znj. Majlinda Cara dhe Drejtori Vendor i Policisë Lezhë Ferdinand Mara.

Prefekti i Qarkut Gjok Jaku ka vlerësuar kontributin e dhënë nga ana e punonjësve të Policisë dhe gjatë bisedës nga afër me familjet, për problemet e shkaktuara dhe për zgjidhjen e tyre, ka theksuar interesimin e veçantë të Ministrit të Brendshëm Sandër Leshaj për t’u ardhur në ndihmë banorëve të kësaj zone, të prekur nga përmbytjet e dy ditëve më parë.