Vijojnë operacionet për lokalizimin e kapjen e personave të shpallur në kërkim, si dhe vendosjen e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.
I kërkuar nga Policia pasi i lëshoi një shtetasi, një ndezës granate, brenda një biznesi, vihet në pranga 46-vjeçari.
Në zbatim të planit të masave për parandalimin e ngjarjeve kriminale, goditjen e paligjshmërive dhe kapjen e vendosjen përpara përgjegjësisë ligjore të personave në kërkim, strukturat hetimore dhe operacionale të DVP Lezhë, në bashkëpunim të ngushtë me komisariatet e Policisë në varësi të DVP-së, si dhe me Policinë Rrugore, kanë organizuar kontrolle të befasishme në të gjithë qarkun. Si rezultat i kontrolleve, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Fitili”, në kuadër të të cilit u lokalizua, u kap dhe u ndalua shtetasi:
-A. Z., 46 vjeç, banues në Manati.
46-vjeçarit të kërkuar i ishte caktuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë, masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale ” Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, pasi në muajin prill të këtij viti, në një restorant në Lezhë, ka lëshuar një ndezës granate në drejtim të shtetasit S. P., i cili ka shpërthyer dhe ka shkaktuar vetëm dëme materiale.
Kontrollet e befasishme për parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe goditjen e paligjshmërisë do të vijojnë në të gjithë qarkun, krahas angazhimit maksimal për mbarëvajtjen e sezonit turistik.
#angazhimpërkushtimsakrificë👮🏻👮️
#tëvendosurkundërkrimit✅
#24/7nëçdoskajtëvendit
#nëshërbimtëqytetarëve👮🏻👮️🇦🇱