Sekuestrohet arma e zjarrit tip pistoletë. Specialistët për parandalimin dhe hetimeve e krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin, pas informacioneve të marrë nga qytetarët se një person po lëvizte me armë zjarri me vete, kanë organizuar menjëherë punën dhe si rezultat arrestuan në flagrancë shtetasin L. T., 22 vjeç, banues në Fushë – Gjormë, Kurbin.
Gjatë kontrollit të tij, kur po lëvizte me një mjet në aksin rrugor Laç – Mamurras, i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e proves materiale një armë zjarri pistoletë pa leje.
Materialet procedurale u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Kurbin, për vepren penale ” Armëmbajtja pa leje”.