DVP Korçë – Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohet penalisht në gjendje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale

Në vijim të informacionit datë 23.07.2022, i cili bën fjalë për një rast të kontrabandimit me mallra ushqimore, nga Maqedonia e Veriut, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi L. B., specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë ekzekutimin e urdhrit të Prokurorisë, për ndalimin e bashkëpunëtorit tjetër të dyshuar të tij.

Konkretisht u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit I. G., 37 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec, i shpallur në kërkim për veprën penale “Kondrabanda me mallra të tjera” kryer në bashkëpunim, në lidhje me këtë ngjarje.

Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban pranë DVP Korçë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit P. Dh., 36 vjeç, banues në fshatin Gjonomadh, Korçë, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, pasi në lagjen nr. 8, Korçë, u kap duke drejtuar mjetin tip “Benz”, në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë  Pogradec referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin S. S., 62 vjec, banues në Pogradec, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, pasi në lagjen nr. 5, Pogradec, ky shtetas u konstatua duke kryer punime ndërtimi pa leje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve, pasi më datë 06.08.2022, midis fshatrave Kamenicë dhe Boboshticë, Korçë, në vëndin e qujtur “Qafa e Gjikës”, ka rënë zjarr, ku për pasojë janë djegur rreth 2 hektarë  me bimësi. Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se zjarri është vënë qëllimisht.

Gjithashtu më datë 06.08.2022, në fshatin Taç, Kolonjë, në afërsi të banesës së shtetasit A. A., ka rënë zjarr në një kasolle, e cila për pasojë është djegur plotësisht. Nga veprimet hetimore të kryera rezultoi, se zjarri ka rënë për shkaqe aksidentale.

Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec, për veprime të mëtejshme.